LAJMI I FUNDIT:

Të pakënaqur nga takimi i parë Kurti-Vuçiq, familjarët: Për të pagjeturit të ftohemi edhe ne

Të pakënaqur nga takimi i parë Kurti-Vuçiq, familjarët: Për të pagjeturit të ftohemi edhe ne

Familjarët janë të zhgënjyer me mënyrën se si çështja e të pagjeturve u trajtua në takimin e parë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Ndër katër pikat e propozuara nga Kurti në Bruksel për çështjen e të pagjeturve dhe të të zhdukurve me dhunë, ai kërkoi që të largohet nga pozita që ka dhe të merret në pyetje kreu i delegacionit serb, Veljko Odaloviq.

Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë më 25 korrik, ndërsa pritet që një takim i rangut më të ulët të ndodhë edhe gjatë kësaj jave. Familjarët këmbëngulin që kur të diskutohet çështja e të pagjeturve të jenë edhe përfaqësues të tyre si pjesë e delegacionit.

Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur tha se ishte i zhgënjyer nga takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit. Ai tha se shefi i ekzekutivit kosovar duhej të këmbëngulte që presidenti serb të kërkonte falje.


“Jam shumë i zhgënjyer sepse nuk është thënë as nuk është përmendur ajo që është premtuar para se të shkojë në dialog. Më së pari të kishin kërkuar nga ai ‘kasapi i Ballkanit’ keqardhjen ajo çka ka ndodhur me trupat e pambrojtur të Republikës së Kosovës, jo që kryeministri ia ka kërkuar faljen por as keqardhjen, por e ka vendosur pikën e katërt të cilën familjarët të zhgënjyer me atë çka është premtuar dhe atë çka është dashur të flitet”, theksoi Çerkini.

Çerkini vlerëson se delegacioni i Kosovës nuk shkoi i mirë përgatitur në takimin e parë, por uron të ndryshojë në takimet e ardhshme. Ai insiston që të pagjeturit të mos lihen si pikë e katërt.

Po ashtu, Çerkini shprehet sa herë të flitet për persona të pagjetur pjesë e delegacionit duhet të jenë edhe përfaqësues të familjarëve.

Ai shton se për të mësuar se ku ndodhen trupat e mbi 1 mijë e 600 personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur duhet të bisedohet me të gjithë përfshirë edhe Veljko Odaloviq për të cilin delegacioni kosovar kërkoi të hiqet nga kreu i delegacionit serb për të pagjeturit.

“Edhe Sllobodani (Millosheviq) të ngrihet sot nga varri duhet të shkojmë e t’i themi: ‘ku na keni lënë fëmijët?’. Tjetër janë ata përfaqësuesit që flasin në emër të familjarëve dhe nuk e ndjejnë në zemër si familjari. Kur janë në pyetje personat e pagjetur në Bruksel nuk shkohet pa familjarë. Shumë keq por edhe shumë i papërgatitur sa i përket pikës katër të të pagjeturve, sa është premtuar se do të flitet dhe të kërkohet falje por edhe të kërkohet që të zbardhet fati i të pagjeturve nuk është thënë, por është dashur të jetë edhe një familjar. Me këto gjëra nuk është përgatitur sa duhet delegacioni ynë në krye me kryeministrin”, deklaroi ai.

Kryetari i Këshillit koordinues për të zhdukurit dhe krimet e luftës, Ahmet Grajçevci thotë se për familjarët është shumë e rëndësishme që të vihen para drejtësisë kryesit e krimeve të luftës së fundit.

Sipas tij, nuk mund të ketë paqe nëse paraprakisht nuk ka drejtësi për atë çfarë ka ndodhur. Në lidhje me kërkesën për Odaloviqin, ai tha se është dashur që të shkarkohet që në fillim për shkak të rolit që ka pasur gjatë luftës.

“Më së pari kërkohet drejtësi e pastaj falje, familjarët kërkojnë drejtësi edhe pasi të vendoset drejtësia bëhet kërkim falja. Unë me sa kam kontaktuar me disa familjarë të Fushë-Kosovës nuk kanë qenë të kënaqur. Kërkojnë më së pari që t’u kthehen më të dashurit e tyre sepse e dinë që janë në territorin e Serbisë, kërkojnë drejtësi, sepse drejtësia është ajo që e zgjedh gjithë problemin e zgjidh edhe pajtimin. Më së pari duhet të ndriçohet e vërtetat pastaj të punojmë për paqe. Odaloviq është dashur që në fillim të shkarkohet sepse ka qenë komandant i shtabit të krizës dhe çdo gjë e ka ditur dhe çdo gjë e ka evidentuar vetë dhe çdo gjë e dinë“, tha Grajçevci.

Më 15 qershor në Bruksel, kryeministri Kurti bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, e nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell dhe emisarit të tij, Lajçak, u takuan me delegacionin nga Serbia të përbërë nga Vuçiq dhe Selakoviq.

Kurti tha se në këtë takim treguan qëndrimin te tyre kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme ndërsa kanë shprehur gatishmërinë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjellë. Në këtë takim nuk është pajtuar për agjendën e dialogut, ndërsa Kurti bëri katër propozime. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori