LAJMI I FUNDIT:

Një stuhi rëre godet një plazh në Greqi, ka të lënduar – çadra dhe ulëse të shpërndara gjithandej

Një stuhi rëre godet një plazh në Greqi, ka të lënduar – çadra dhe ulëse të shpërndara gjithandej

Plazhi në qytetin Nea Moudania në Halkidiki u godit nga një stuhi rëre të dielën pasdite, raportojnë mediat greke.

Një stuhi rëre apo tornado, siç raportuan disa media greke, shkaktoi dëme në lokalet e plazhit, të cilat mund të shihen në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.


Tre persona dyshohet se u lënduan në këtë katastrofë natyrore dhe faqja Ethnos.gr raporton se një grua u godit në kokë dhe u transportua në një qendër lokale shëndetësore.

Michalis Sioutas, doktor i meteorologjisë nga Universiteti Aristoteli në Selanik, tregon se kjo është një “dukuri e zakonshme që ndodh kryesisht në korrik dhe gusht për shkak të ngrohjes së papritur, të fortë të tokës”.

Ai shton se, meqenëse është një fenomen i paparashikueshëm me intensitet të fortë që mund të hedhë objekte, mund të jetë i rrezikshëm për ata që janë afër.

Megjithëse tornadot lidhen kryesisht me Shtetet e Bashkuara, ne kohët e fundit dëshmuam se ato mund të godasin edhe Evropën, më saktësisht Republikën Çeke, dhe mediat greke raportojnë se ato janë të shpeshta edhe në Halkidiki. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori