LAJMI I FUNDIT:

Bujqit në Maqedoni kërkojnë miratimin e planit për ndryshimet klimatike

Bujqit në Maqedoni kërkojnë miratimin e planit për ndryshimet klimatike

Bujqit dhe organizatat joqeveritare, që merren me mbrojtjen e mjedisit, kanë ngritur alarmin për mungesën e Planit kombëtar për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike. Ata thonë se po ashtu mungon edhe strategjia e kompensimit të dëmeve ndaj shëndetit të qytetarëve dhe sektorit bujqësisë, që shkaktohen nga ngritja ekstreme e temperaturave.

“Deri më tani kemi pësuar shumë dëme, pasi e shihni se si janë temperaturat momentale, kemi thatësira të mëdha dhe për një ditë ndodhin reshje të rrëmbyeshme me breshër. Shkaku i ndryshimeve klimatike, prodhimtaria jonë, rendimentet e grurit dhe misrit janë ulur për 20 deri 30 për qind, pasi shirat nuk janë në kohën e duhur dhe ne varemi shumë nga reshjet e shiut”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nuri Sulejmani, i cili brenda vitit prodhon rreth 2 mijë tonë grurë dhe misër.

Ai nënvizoi se nga shteti nuk ka marrë ndihmë financiare për mbulimin e dëmeve që i shkaktoi mungesa e reshjeve të shiut në pranverë, e as nga dëmet që shkaktuan më pas shirat e rrëmbyeshëm.


“Kemi zero interes nga ana e shtetit që të amortizojë dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike”, thotë Sulejmani.

Ndërkaq, Elena Nikollovska nga organizata “Eko Svest”, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet duhet ta miratojnë sa më shpejt Planin kombëtar për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, pasi sipas saj, vetëm në këtë mënyrë mund të menaxhohen rreziqet që sjellin ndryshimet klimatike.

“Për shkak të motit të keq, në rajonin e Stranicës (rajon i njohur për prodhimin e produkteve bujqësore) bujqit pësuan dëme të mëdha, të cilat, komuna nuk ka kapacitet që t’i mbulojë, ndërkohë as shteti nuk mund t’i mbulojë. Andaj, paraprakisht gjithçka duhet të planifikohet për ta përgatitur sektorin e bujqësisë që të pësojë sa më pak dëme nga ndryshimet klimatike, që tani po bëhen shumë evidente”, thotë Nikollovska.

Ndërkaq, nga kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se përgatitjet për Planin kombëtar për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike pritet të bëhen përmes dy fazave. Faza e parë, sipas zyrës së Bytyqit do të jetë gati në fund të gushtit dhe do të jetë në përputhje me rekomandimet e Fondit të Gjelbër Klimatik.

Përmes këtij plani, që mbështetet nga Fondi i Gjelbër Klimatik, projekt në vlerë prej tre milionë dollarëve, parashihet që të realizohen një sërë projektesh që kanë për synim uljen e emetimeve të gazrave serë dhe rritjes së rezistencës klimatike nëpër sektorët kryesorë: energjetikë, transport, resurse të ujërave, bujqësi, pylltari, mbeturina, shumëllojshmëri biologjike, shëndetësi dhe trashëgimi kulturore.

Por, Elena Nikollovska thotë se ky plan duhet të jetë prioritet për autoritetet qeveritare, pasi në bazë të tij, do të bëhet edhe ndryshimi i prodhimit të shumë produkteve bujqësore, në përputhje me kushtet që imponon thatësira.

“Plani në fjalë, duhet t’u përgjigjet sfidave që imponojnë ndryshimet klimatike. Në bazë të sinoptikëve, tani zgjatet për tre muaj periudha e thatësisë, duke mos përfshirë të reshurat sporadike, që shkaktojnë vërshime e pastaj ikin”, thotë ajo.

Ndryshe, në bazë të Planit kombëtar për adaptim, mundësohet menaxhimi me rreziqet që sjellin ndryshimet klimatike, mjete këto të siguruara nga Fondi i Gjelbër Klimatik (GFC). Ky fond është krijuar nga vendet anëtare të Konventës kornizë të Kombeve të Bashkuar mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), që ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e shteteve në zhvillim, në trajtimin e sfidave që vijnë nga ndryshimet klimatike.

Qëllimi kryesor i tij është që të udhëzojë palët me interes, që janë aktive në fushën e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm, për qasjen që mund të kenë te resurset e Fondit të Gjelbër Klimatik dhe për zbatimin projekteve të financuara nga ky fond në Maqedoninë e Veriut./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori