LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, arrestohet një person

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, arrestohet një person

Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


“Sot rreth orës 14:oo, në Stacioni Policor Jugu Mitrovicë, është raportuar se në rrugën ‘Mbretëresha Tetuë’ ishin dëgjuar të shtëna. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar një personi i dyshuar tek i cili është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja”, deklaroi ai.

Zahiti shtoi se “nga informacionet e para hetimore bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës i dyshuari ka shtënë me armë, në këtë ngjarje nuk raportohet për të lënduar.

“Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: përdorim i armës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve”, pohoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori