LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani: Pozitive që Albin Kurti na përmendi në Bruksel

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani: Pozitive që Albin Kurti na përmendi në Bruksel

Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet hapur në Bruksel nga Qeveria e Kosovës. Kështu mendon Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila në këtë pozitë ka ardhur pak muaj më parë.

Ajo ka thënë se përmendja që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri në Bruksel në takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është një hap pozitiv.

Në procesin e bisedimeve, ajo është shprehur se duhet të përfshihen edhe përfaqësuesit nga Lugina.


“Duhet pasur kujdes që Lugina  e Preshevës të mos instrumentalizohet për interesa të kryeqendrave të ndryshme. E rrezikshme është ideja të vendoset fati politik i Luginës pa përfshirjen dhe pa vullnetin e qytetarëve të Luginës”, ka thënë Sinani, për Klan Kosova.

“Pikërisht që mos të ndodhin zgjidhje të tilla të njëanshme e asimetrike që thellojnë krizën dhe konfliktin duhet të përfshihet Lugina e Preshevës. Është kundërproduktive të synohet paqe e qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e Luginës së Preshevës”.

Duke komentuar kërkesën e Serbisë për themelim të asociacionit të komunave serbe, Sinani ka theksuar se nëse në tavolinë shtrohen çështje për ndonjë autonomi politike apo territoriale, aty duhet përfshirë edhe tri komunat shqiptare që ndodhen në Serbi.

Sinani ka folur edhe për ndihmat që u kanë shkuar nga Kosova dhe Shqipëria dhe në këtë pikë ka kërkuar angazhim më të madh.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori