Turma të shumta të qytetarëve që presin për të marr pasaporta, letërnjoftime apo patentë shoferë janë bërë përditshmëri. Mbyllja disa ditore e gjitha zyrave të administratës për arsye të ndryshimit të sistemit sa vjen e shton pritjet e qytetarëve, të cilët me apo pa termin presin me orë të tëra për të lëshuar dokumentet personale apo të udhëtimit. Në temperatura të nxehta atyre iu është sosur durimi.
“Nuk është ne rregull por gjithsesi kështu kanë marrë nam të keq punët këtu. Të zgjidhet kjo para dyerve.
“Para një muaj e gjysmë i doli afati, caktova termin dhe tani mbarova punë me kohë. Atje nuk na thanë gjë vetëm se do na japin pasaportë maqedonase dhe kaq.
Kishte edhe qytetarë të tjerë të cilët kishin bërë marrëveshje paraprake për t’iu shmangur pritjeve dhe për të kryer punë më shpejtë.
“Jam për letërnjoftim, prej dje bëra një ujdi me njërin person por nuk mund të gjej, duhet të shkoj nga ana tjetër. Përse andej? Mbase mundem të jetë hapur edhe nga ana tjetër. Dua të hy brenda se kam për të kryer punë në ora 1.30 tani për pak minuta.”
Sipas njohësve të fushës kaosi i krijuar mund të çojë drejt korrupsionit. Ishkrye shefi i policisë Gjurqevski thotë se autoritetet duhet të mbrojnë qytetarët nga paraqitjet eventuale të ryshfetit në këto raste.
“Ka zëra ndërmjet qytetarëve që patjetër të paguhet një sasi parash te ndonjë nëpunës i MPB-së me qëllim që të realizohet një e drejtë, e cila është e garantuar. Në fund të fundit përse ekzistojnë terminët, nëse ashtu është ti heqim terminët dhe ta bëjmë kush si të mundet. Prandaj iu bëj thirrje si Ministrit kundër korrupsionit Lupço Nikollovski dhe Minsitrin e Mbrendshëm Oliver Spasovski të bëjnë kontrolle përmes shërbimeve të tyre, posaçërisht Sektori për kontroll të brendshme të vij këtu dhe të inspektoj për tu vënë rendi, i cili sigurisht po të duan e vendosin për 5 minuta”, tha Lubomir Gjurqevski, ish-krye shef i policisë.
Në përgjigjen që morëm nga Ministria e Brendshme na thanë se deri më tani nuk ka asnjë denoncim për ryshfet. Nëse ndonjë qytetari i kërkohen para për të kryer më shpejtë punë, autoritetet bëjnë thirrje që menjëherë këto raste të denoncohen në polici me qëllim që menjëherë të ndërmerren masa./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar