LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Hamilton nënshkruan kontratë dyvjeçare me Mercedesin

Zyrtare: Hamilton nënshkruan kontratë dyvjeçare me Mercedesin

Lewis Hamilton ka nënshkruar një kontratë të re me Mercedes, duke u zotuar të garojë në Formula 1 për dy vite të tjera. 36-vjeçari, i cili ka fituar shtatë kampionate botërore, tani do të mbetet në këtë sport deri të paktën në vitin 2023, pasi ka bërë debutimin e tij në F1 në 2007.

Marrëveshja e re, e cila u u bë e ditur përpara se të kualifikohej për Grand Prix të Austrisë, është një deklaratë që bën të ditur qëllimin e shoferit britanik, e ardhmja e të cilit në sport kishte qenë nën spekulime të forta. Ai u bashkua me Mercedes në vitin 2013 dhe ka fituar gjashtë nga shtatë titujt e tij me ta që nga ajo kohë.


Me kontratën e re ai është zotuar të garojë me ndryshimet kryesore të rregullores që do të bëhen në sezonin e ardhshëm. Është parë si një rifillim i plotë për sportin dhe fillimin e një sfide të re për Hamilton, me një listë shoferësh të rinj gjithashtu që premtojnë shumë.

“Është e vështirë të besosh që kanë kaluar gati nëntë vjet duke punuar me këtë ekip të pabesueshëm dhe unë jam i ngazëllyer që do të vazhdojmë partneritetin tonë për dy vjet më shumë”, ka thënë Hamilton. “Kemi arritur kaq shumë së bashku, por kemi akoma shumë për të arritur, si brenda ashtu edhe jashtë pistës”.

“Unë jam tepër krenar dhe mirënjohës për atë se si Mercedes më ka mbështetur në përpjekjen time për të përmirësuar diversitetin dhe barazinë në sportin tonë. Ata e kanë mbajtur veten të përgjegjshëm dhe kanë bërë hapa të rëndësishëm në krijimin e një ekipi më të larmishëm dhe një mjedis gjithëpërfshirës. Ne jemi duke hyrë në një epokë të re e cila do të jetë sfiduese dhe emocionuese dhe mezi pres të shoh se çfarë tjetër mund të arrijmë së bashku”.

Vendimi i Hamilton është gjithashtu i rëndësishëm për F1, me kampionin botëror që synon të futet në histori si më i miri në këtë sport, pasi aktualisht ka po aq tituj (7) sa legjenda Michael Schumacher. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori