Jo më tarifa shtesë kur jeni në roaming. Që prej 1 korrikut 2021, kur të udhëtoni në Ballkanin Perëndimor, do të paguni vetëm çmimin e brendshëm për thirrjet, SMS dhe të dhënat në celularin tuaj.
Kështu thuhet në njoftimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ku ritheksohet se marrëveshja prej 1 korrikut ka hyrë në fuqi, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ishte ky rezultati i punës së palodhur, midis qeverive të rajonit, autoriteteve rregullatore dhe operatorëve celularë, i një procesi të lehtësuar nga RCC dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian, që kulmoi me nënshkrimin e Marrëveshjes Rajonale të Roaming, në Prill 2019, nga të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor .Tashmë kjo Marrëveshje është plotësisht operacionale, për t’u dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të gëzojnë përfitimet e saj”, thuhet në reagim.
“Por, ndërkaq, ne po vazhdojmë të marrim komente, ku qytetarët përcjellin shqetësimet se operatorët e tyre nuk po i njoftojnë ende në lidhje me tarifimin 0 të roaming dhe se mesazhet e këtyre operatorëve janë të paqarta dhe të komplikuara, veçanërisht për përdorimin e të dhënave d.m.th. të internetit.
…Ne u bëjmë thirrje operatorëve të telefonisë celulare dhe autoriteteve rregullatore kombëtare, që të sigurojnë zbatimin dhe komunikimin e duhur të kësaj marrëveshjeje në vendet e tyre. Për më tepër, këshillojmë qytetarët që të kontaktojnë operatorët e tyre celularë, për informacion të detajuar e të saktë”.
Marrëveshja Rajonale e Roaming është e qartë dhe thotë:
“Që nga 1 korrik 2021, ofruesit e roamingut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nuk do të vendosin dhe tarifojnë asgjë tjetër përveç çmimit të brendshëm me pakicë për klientët që lëvizin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Tarifa 0 është për çdo thirrje hyrëse e dalëse, për çdo mesazh SMS të dërguar si edhe për të gjitha shërbimet që ofrohen brenda roaming, përfshirë mesazhet MMS, ose ndonjë tarifë të përgjithshme, për të bërë të mundur që pajisjet terminale ose shërbimet të përdoren jashtë vendit”.
Tekstin e plotë të Marrëveshjes, mund ta lexoni KËTU:
“Në bashkëpunim me autoritetet kombëtare rregullatore, ne kemi përgatitur një listë me pyetjet më të shpeshta që ju mund të keni në lidhje me roaming pa tarifa shtesë në Ballkanin Perëndimor, përgjigjet e të cilave ju mund t’i gjeni, në të gjitha gjuhët e rajonit tonë, në këtë link: https://www.rcc.int/docs/583/answers-to-frequently-asked-questions-on-roaming-free-western-balkans“, bëhet e ditur në njoftim.
Më tej thuhet se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka përpara vetes një tjetër sfidë: fillimin e punës me Bashkimin Evropian, për uljen e tarifave roaming edhe mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, gjithashtu vazhdimin e përpjekjeve për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave si dhe për krijimin e të gjitha mundësive për një ekonomi më të fuqishme e të integruar mes vendeve të rajonit, çka nuk do të jetë një proces e rrugëtim i lehtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze