LAJMI I FUNDIT:

Shiu shkakton rrëshqitje të dheut në Japoni, të paktën 20 persona janë zhdukur

Shiu shkakton rrëshqitje të dheut në Japoni, të paktën 20 persona janë zhdukur

Të paktën 20 persona janë shënuar të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shiu i madh goditi qytetin japonez të Atamit, jo shumë larg Tokios, thanë zyrtarët.

Një zëdhënës i prefekturës Shizuoka tha se balta mbuloi dhjetëra shtëpi, raporton cnn.

Operacioni i shpëtimit përfshiu ushtrinë, policinë dhe zjarrfikësit, dhe në zonën më të gjerë, popullata mori një paralajmërim për evakuim.


Qyteti i Atami është një vendpushim bregdetar dhe pjesa e tij e prekur nga rrëshqitja e tokës është e njohur për burimet e ujit të nxehtë dhe tempullin.

Autoritetet e ndihmës së parë dhe zjarrfikësit tashmë kanë dal në vendin e ngjarjes për t’i ndimuar njerëzit.

Ndryshe, Kanadaja për dallim nga Japonia është përfshirë nga temperaturat shumë të larta ku ka shkruar qindra viktima. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=a3GMSInONaE