Dosja voluminoze e Prokurorisë për aferën tashmë të njohur si “Subvencionet 2021”, shfaqi dyshime të shumta korruptive.
Brenda kësaj dosjeje përshkruhet se si inspektoret kishin përpiluar raporte të rreme deri në atë masë sa kishin përshkuar se në një vend në Istog ishin mbjellë grurë dhe misër në një sipërfaqe të madhe e cila ndodhej në pyll.
Prokuroria shfaqë dyshimet se një inspektor i Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë kishte përpiluar një raport në të cilin kishte konstatuar se një fermer kishte mbjellë grurë dhe misër në një zonë e cila në realitet ndodhet në pyll.
Përpos përpilimit të raporteve të rreme, prokurori ka shfaqur dyshimet edhe për marrëveshjet në mes të zyrtarëve dhe fermerëve për dhënien e një subvencioni.
Dyshimet shkojnë deri në atë nivel sa përshkruhet se marrëveshjet në mes të fermerëve dhe zyrtarëve të AZHB-së për një subvencion shkonin deri në 70% me 30% në favor të zyrtarëve.
Dosja e Prokurorisë përshkruan se zyrtarët e AZHB-së merreshin vesh me fermerë që të ndanin shumën e parave të subvencioneve përgjysmë e në disa raste shuma e parave është ndarë 70% për zyrtarët dhe 30% për fermerët.
Për këto dyshime, dy ditë më parë, nën pranga përfunduan 21 persona në mesin e të cilëve edhe grua, që dyshohet se kishin përfituar subvencione duke dhënë ryshfet.
Dyshime të shumta për korrupsion dhe vepra të tjera penale, janë të përfshira në këtë dosje.
Përpilimi i raporteve të rreme të kontrollit, shtimi i numrit të bagëtive dhe shtimi i numrit të bletëve, kanë qenë disa nga metodat të cilat dyshohet se janë përdorur nga inspektoret e AZHB-së për të marrë ryshfet.
Dosja voluminoze e Prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com, tregon për dyshimet se si inspektoret e Ministrisë kishin përpiluar raporte të rreme kontrolli të cilat në të vërtetë nuk ekzistonin.
Përmes raporteve të rreme të përpiluara nga inspektoret e ministrisë, fermerë të ndryshëm pasi kishin dhënë ryshfet, dyshohet se kishin përfituar subvencione në vlerë prej qindra e mijëra eurove.
Mënyra më e shpeshtë e keqpërdorimit që dyshohet të jetë përdorur, përmendet rritja e numrit të sipërfaqes me të mbjella e cila në realitet ishte shumë herë më e vogël.
Përmes dhënies së ryshfetit për zyrtarë të AZHB-së, K.B dyshohet se kishte arritur që të përfitojnë mbi 370 mijë euro subvencione.
Mbi 200 mijë euro përmes kësaj skeme dyshohet t’i ketë përfituar së bashku me bashkëshorten e tij fermeri B.Sh.
Njëjtë përfituan edhe fermerët H.K dhe F.M. Ata dyshohet se përmes kësaj skeme kishin arritur që të përfitonin secili mbi 100 mijë euro.
Kjo është vala e dytë e arrestimeve në rastin “subvencionet”. Në këtë rast nën pranga përfunduan Bejtulla Pira, Granit Abdyli, Valon Hoti, Enver Ibishi, Blerim Mulliqi, Kujtim Zariqi, Arsim Çela, Habibe Dauti, Musa Nivokazi, Lulzim Hajdaraj, Flamur Zeqiri, Blerim Asllani, Afrim Abazaj, Halil Krasniqi, Daut Kabashi, Bekim Shala, Salih Kelmendi, Gëzim Morina, Kastriot Berisha, Fuat Morina dhe Kumrije Maxharraj.
Muaj më parë në një aksion të gjerë policor të udhëhequr nga prokurori Rafet Halimi, ishin arrestuar zyrtarë të lartë të Ministrisë.
Dosja e prokurorisë tregonte se si një pjesë e këtyre zyrtarëve po thurnin planet për të përfituar më shumë në të ardhmen.
Përveç 11 personave të arrestuar muaj më parë, ishin sekuestruar edhe shuma të majme të parave që tejkalonin 600 mijë euro.
Një pjesë e këtyre parave, sipas Prokurorisë ishin gjetur në shtëpinë e vëllait të Luan Statovcit në Batllavë të Podujevës.
KALLXO.com e ka siguruar dosjen e Prokurorisë së Prishtinës ku shfaqën edhe planet e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë për të marrë ryshfet gjatë vitit 2021.
Në dosjen e siguruar thuhet se në zyrën e Statovcit përpos që është diskutuar për marrjen e ryshfetit nga aplikuesi V.K, janë thurur edhe plane për të marrë ryshfet gjatë vitit 2021.
Madje sipas Prokurorisë të dyshuarit Berat Nika dhe Hasan Maxharraj janë dëgjuar tek bëjnë plane që në vitin 2021 të marrin ryshfet shuma të parave prej 25 mijë eurove për aplikues.
Përpos Luan dhe Salih Statovcit të arrestuar deri më tani janë edhe zyrtari i pagesave direkte, Sadat Shkodra, zyrtari për zhvillimin e bujqësisë në Istog, Hasan Maxharraj, zyrtari i pagesave në AZHB, Berat Nika zyrtar për politika në Istog, Kushtrim Zogaj dhe inspektorja e AZHB-së Adushe Ukshini.
Prokuroria pretendon se ka siguruar prova të fuqishme në këtë rast, duke përfshirë fotografi dhe incizime të momenteve të dorëzimit të parave.
Pos tjerash, Prokuroria pretendon se ka arritur të sigurojë prova ku shihet se Adushe Ukshini e cila është inspektore në AZHB ka pranuar shuma të ndryshme si ryshfet dhe të njëjtat shihet duke ia dërguar drejtorit Luan Statovci dhe duke i ndarë mes vete.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 433,160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025