LAJMI I FUNDIT:

Gjithnjë e më shumë kisha po digjen në Kanada, zemërimi po rritet për varret nën shkollat ​​katolike

Gjithnjë e më shumë kisha po digjen në Kanada, zemërimi po rritet për varret nën shkollat ​​katolike

Në Kanada, pas zbulimit të 182 varreve të pashënuara nën një shkollë tjetër, e treta me radhë, janë djegur dy kisha katolike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit morën një raport dje rreth orës 3 të mëngjesit se një kishë në Morinville, në veri të qytetit Edmonton në provincën e Alberta u dogj plotësisht.

“Zjarri filloi nga bodrumi dhe kisha po digjej kur ekipi i parë i zjarrit mbërriti në vendngjarje. Ata hynë në ndërtesë, por në anën tjetër të kishës tashmë kishte një shembje, kështu që ata u tërhoqën”, ka thënë Iain Bushell, menaxher i infrastrukturës në Morinville.


Policia e përshkroi zjarrin si të dyshimtë.

Ndërkohë një orë e 20 minuta më vonë erdhi një raport tjetër i një zjarri në kishë, këtë herë në provincën e Nova Scotia, një rajon i banuar nga njerëz autoktonë.

Dhe këto nuk janë rastet e vetme pasi sipas medieve, vetëm në më pak se dy javë, shtatë kisha në Kanada u dogjën. Të gjitha, përveç njërës, janë katolike.

Grafite dhe shenja të duarve dhe këmbëve u shfaqën në shumë kisha në Kanada. Një mbishkrim “ne ishim fëmijë” u shfaq në derën e një kishe në Saskatchewan.

Kujtojmë, komuniteti indigjen kanadez njoftoi dje se 182 varre të pashënuara u gjetën nën një shkollë tjetër, e treta me radhë. /Telegrafi/