Zaev në takim me sekretaren e përgjithshme të KE-së: Konfliktet në rajon janë e kaluar, bashkëpunimi është e tashmja dhe e ardhmja jonë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot në kuadër të “Prespa Forum Dialog” u takua me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.
Siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri Zaev theksoi bashkëpunimin për një kohë të gjatë, mbështetjen dhe partneritetin mes Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës në vendosjen e standardeve dhe monitorimin e implementimit të tyre në fushat me interes primar për këtë organ evropian në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës.
Gjatë bisedës u theksuar bashkëpunimi dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga Zyra e Programit të Këshillit të Evopës në Shkup, që nga themelimi i saj në vitin 2012, të cilat përfshijnë projekte të ndryshme bashkëpunimi.
“Reformat e brendshme janë angazhimi dhe procesi ynë strategjik që ne zbatojmë për ne dhe qytetarët tanë, në mënyrë që të mund të përmirësojmë standardet e jetesës së qytetarëve tanë”, tha kryeministri Zaev, duke shtuar se evropeizimi është thelbësor për integrimin tonë dhe në atë pjesë Maqedonia e Veriut po lëviz përpara dhe pret që BE-ja të largojë pengesat për fillimin e procesit të bisedimeve të anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Zaev gjithashtu tha se Maqedonia e Veriut dhe Këshilli i Evropës janë partnerë në ndërtimin e shoqërive që do të përmbushin misionin e Këshillit të Evropës për të mos përsëritur konflikte si ai nga koha e Luftës së Dytë Botërore dhe se e vetmja mënyrë për të arritur atë është zgjidhja e konflikteve me veglat ligjore dhe të politikave siç janë dialogu dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
Në takim u diskutua edhe për vlerësimet inkurajuese pozitive të shënuara në raportin e fundit të Këshillit të Evropës për Maqedoninë e Veriut, të tilla si: reformat ligjore për pavarësi më të madhe të gjyqësorit, ambient i përmirësuar kur bëhet fjalë për lirinë e mediave, qasja e opinionit në informacione me karakter publik, përforcimi i organet e luftës kundër korrupsionit, përmirësimi i legjislacionit kundër diskriminimit, si dhe disa procese të tjera reformuese./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
VLEN: Buxheti i këtij viti në institucionet shëndetësore është rreth 540 milionë euro
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos