LAJMI I FUNDIT:

Gruaja në Uells gjen një manikin që duket identik sikurse djali i saj

Gruaja në Uells gjen një manikin që duket identik sikurse djali i saj

Një grua u befasua kur gjeti një manikin në një dyqan që duket tamam sikurse djali i saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pesëvjeçari, Austin A’hern është identik me kukullën e dyqanit Marks dhe Spencer – derisa të dy kishin ngjyrën dhe modelin e njëjtë të flokëve, gjithashtu edhe veshjet.


Nëna, Louise e cila është 48-vjeçare, i fotografoi djalin e saj pranë modelit plastik në dyqan në Swansea, për të krahasura ngjashmërinë dhe tha që edhe fytyra dhe qëndrimi i tyre është i njëjtë.

“Sinqerisht, thjesht nuk mund ta besoja”, tha Louise nga Uellsi.

Përveç tjerash, ajo tha se djali i saj nuk mund të ndalonte së qeshuri kur e pa “binjakun” e tij. /Telegrafi/