LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, filloi fushata “Rretho JO për dhunën ndaj grave në politikë”

Maqedoni, filloi fushata “Rretho JO për dhunën ndaj grave në politikë”

Më 30 qershor 2021, në ora 12:00, në Muzeun për Arte Bashkëkohore, zyrtarisht nisi fushata për ngritjen e vetëdijes për eliminim të dhunës ndaj grave në politikë, nën sloganin “Rretho JO për dhunën ndaj grave në politikë”.

Fushata është pjesë e projektit WoMen LEad: Avancim të barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të grave, i zbatuar nga NDI dhe i financuar nga Agjencia suedeze për Mbështetje Zhvillimore Ndërkombëtare.


Sipas hulumtimit të zbatuar nga NDI dhe Instituti Ohri me 10 parti politike në Maqedoni, 6 nga 10 politikane kanë përjetuar ndonjë lloj dhune, ndërsa 5 nga 10 gra kanë deklaruar se kryes të kësaj dhune janë anëtarë të të njëjtës parti. Sipas të njëjtit hulumtim, aktet e dhunës ndaj grave në politike janë: gjuha e urrejtjes, ofendimet, sharje dhe kërcënimet seksuale.

Pikërisht për këtë, fushata “Rretho Jo për dhunën ndaj grave në politikë” ka për qëllim të krijojë vetëdije për dhunën ndaj grave në politikë duke inkurajuar solidaritet me gratë në sferën publike që po ballafaqohen me këto sfida dhe duke ndërtuar kulturë politike që nxit pjesëmarrje e grave në të gjitha nivelet e shoqërisë pa frikë.

Në këtë ngjarjes kishin fjalim Mikael Aterhog, udhëheqës i Repartit për Bashkëpunim Zhvillimor pranë Ambasadës së Suedisë, ministrja Jagoda Shahpanska, Rober Skot Hezelt, Drejtori i Lartë Rezident i NDI.

“Kjo fushatë ka për qëllim të njoftojë njerëzit se çfarë do të thotë dhuna ndaj grave dhe kush janë pasojat e dëmshme; t’i inkurajojë personat të promovojnë ndryshme sociale dhe kulturore dhe t’i bashkojë të gjithë anëtarët e të gjitha partive politike, gratë në politikë dhe burrat aleatë të dënojnë dhunën ndaj grave”, tha Robert Skot Hejzlet.

“Përmes përvojës personale, deklaroj se secila nga ne të paktën një herë në karrierën politike ka përjetuar ndonjë lloj të dhunës. Edhe për këtë shkak presione ndaj grave në politikë është shumë më i madh nga presione ndaj burrave. Suksesi i burrit është i pranueshëm, por jo edhe i gruas. Pikërisht për këtë shkak pranova të jem pjesë e fushatës, për shkak se vetëm të bashkuar mund t’i ndryshojmë gjërat për më mirë”, tha Shahpanska.

“Është koha të thuhet jo për dhunën ndaj grave. Dhuna ndaj grave është fenomen global, por çdo vend duhet të investojë në zgjidhjen e këtij problemi. Shpresoj se fushata do të ndihmojë të ulet dhuna ndaj grave në politikë”, potencoi Mikael Aterhog./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori