LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski nga Kroacia: Për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së

Pendarovski nga Kroacia: Për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së

Presidenti Stevo Pendarovski, në konferencën e përbashkët me presidentin kroat, Zoran Bilanoviq në Zagreb tha se shteti kroat është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Ne jemi falënderues ndaj Kroacisë për mbështetjen e sinqertë dhe përgjegjësinë për Ballkan të qetë dhe me prosperitet në Evropë të bashkuar. Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se çdo shtet përpiqet t’u sigurojë qytetarëve siguri dhe prosperitet, dhe se pa bashkëpunimin ndërmjet shteteve, kjo do të ishte e pamjaftueshme.


“Dy vendet tona, qytetarët tanë janë të ndërlidhur në lidhje të thella kulturore dhe historike. Ne jemi afër në gjeografi, të ngjashëm në gjuhë, kulturë dhe mentalitet”, tha Pendarovski.

Presidenti Milanoviq theksoi se në takim me Pendarovskin kanë biseduar edhe për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk do të jetë e thjeshtë, na duhet shumë punë, ndihmë miqësore, shumë diskutime”, tha mes tjerash Milanoviq./Telegrafi/