Organizata Germin ka mbledhur ankesat e qytetarëve të diasporës të cilët pretendojnë se iu janë shkelur të drejtat e tyre në procesin e votimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Të njëjtat janë përmbledhur në një raport të cilën e ka dorëzuar në formë ankese të institucioni i Avokatit të Popullit (IAP). Nga ky i fundit presin sqarime rreth vendimeve që kishte marrë KQZ e PZAP në këtë proces duke mos përjashtuar mundësinë që t’i drejtohen pastaj edhe Gjykatës Kushtetuese.
Lirim Krasniqi nga organizata Germin, pas dorëzimit të ankesës tha se në vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së lidhur me procesin zgjedhor të 14 shkurtit ka pasur shkelje të cilat cenojnë të drejtën e votës për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.
“Presim të paktë një opinion sa i përket disa çështjeve duke filluar nga I KQZ-së për telefonimin e votuesve jashtë vendit, e deri të vendimet e PZAP-së pastaj edhe vendimet për të mos pranuar pako me fletëvotime të cilat kanë ardhur pas afatit, po ashtu edhe çështjen e vonesave në ardhjen e zarfeve, kemi edhe çështje të tjera siç është vonesat ose pamundësia e ankesave për të gjithë ata votues që nuk janë gjendur në listën e votuesve nga jashtë, edhe pse kanë plotësuar të gjithë kriteret juridike”, tha ai, transmeton kp.
Germin në bashkëpunim me zyrën e avokatëve Hodaj&Partners kishin nisur në fushatë për të mbledhur ankesat e të gjithë qytetarëve të cilët pretendojnë se u është mohuar e drejta e votës.
Ata presin që institucioni i Avokatit të Popullit të konstatojë që ka pasur vështirësi për qytetarët e diasporës në procesin e votimit.
“Po shpresojmë që Avokati i Popullit do të mirëkuptojë këtë kërkesë dhe do të shqyrtojë në themel, të jap një konstatim dhe pas atij konstatimi pastaj do i mbetet organeve të tjera apo parlamentit, apo KQZ-së që t’i ndryshojë rregulloret e tyre, apo Parlamentit të ndryshojë ligjet në tërësi, nëse jo atëherë është mjeti tjetër juridik që t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar ligjin për zgjedhje apo për të dhënë një sqarim që mos të krijohen pengesa shtesë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit”, tha avokati Taulant Hodaj.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt të këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025