LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e tre zyrtarëve të lartë të AKI-së e deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsionit

Pasuria e tre zyrtarëve të lartë të AKI-së e deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsionit

Tre zyrtarët e lartë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Sipas të dhënave të publikuara në AKK, më së paku pasuri të deklaruar ka drejtori i këtij institucioni, Petrit Ajeti për dallim nga zëvendësdrejtoresha Vlora Hyseni dhe inspektori, Burim Ramadani.

Ndërsa Ajeti ka deklaruar rreth 2 mijë e 500 euro para të gatshme në emër të tij, ndërkaq shtëpinë e veturën i ka deklaruar si pasuri të prindit.


Shtëpia prej 300 metër katrorë me vlerë 250 mijë euro, dhe vetura me vlerë 4 mijë euro janë deklaruar si pronë e prindit.

Po ashtu, Ajeti ka deklaruar se ka një kredi prej 10 mijë eurosh në kohëzgjatje prej 4 vitesh.

Të hyrat vjetore nga paga që ka deklaruar i pari i AKI-së janë rreth 1 mijë e 300 euro, e që është nga pozita paraprake e Ajetit, në Ministri të Mbrojtjes, ndërkaq nuk ka deklaruar se sa paguhet si drejtor i AKI-së, ku  është emëruar rreth dy muaj më parë.

Ai ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes së tij, prej 300 eurosh, dhe pensionet e dy prindërve.

Në pjesën e komenteve, Ajeti ka deklaruar se pensioni i babait është kontribut dhënës, ndërsa pensioni i nënës është pension i familjeve të dëshmorëve.

E sa i përket bashkëshortes, ai shpjegon se ajo është punonjëse me kontratë me afat të kufizuar.

Në anën tjetër, zëvendësdrejtoresha e AKI-së, Vlora Hyseni ka deklaruar tri prona të paluajtshme në emër të prindërve, ndërkaq veturën prej 18 mijë eurosh të blerë në vitin 2016 e cila është në emër të saj, e që është blerë me kursime familjare.

Hyseni ka deklaruar rreth 35 mijë euro para të gatshme në emër të saj, kurse 32 mijë euro në emër të prindit.

Ajo ka deklaruar rreth 3 mijë euro të hyra vjetore nga Qeveria e Kosovës, kurse pensione të prindërve si të hyra vjetore ka deklaruar një vend 2 mijë e 262 euro dhe një tjetër 1 mijë e 80 euro.

Inspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani ka deklaruar të hyra vjetore nga buxheti i shtetit rreth 36 mijë euro, ndërkaq nga aplikimi në 10 për qind të kursimeve në Trustin pensional ka deklaruar 3 mijë euro.

Ramadani ka deklaruar rreth 22 mijë euro para të gatshme, teksa 40 mijë të tjera janë deklaruar si depozitë që mbulon kredinë.

Një banesë me vlerë 80 mijë euro, Ramadani e ka deklaruar si pronë të tijën, teksa një shtëpi banimi, një truall dhe një tokë malore e ka deklaruar në emër të prindërve.

Në vitin 2020, Ramadani ka deklaruar se ka blerë veturë të cilën e ka regjistruar në Shqipëri, e cila kap vlerën e mbi 22 mijë eurove, ndërkaq bashkëshortja e tij po ashtu posedon veturë me vlerë 7 mijë e 500 euro të blerë nga shitja e veturës paraprake.

Bashkëshortja e Ramadanit, po ashtu posedon një kompani për prodhimin e kartolinave punë dore dhe organizimin e eventeve, vlera e së cilës është deklaruar 1 mijë euro, ndërkaq fitimi nga kjo kompani llogaritet të jetë rreth 2 mijë e 400 euro në vit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori