LAJMI I FUNDIT:

Tetë të arrestuar lidhur me festimin e “Vidovdanit” në Gazimestan, policia jep detaje

Tetë të arrestuar lidhur me festimin e “Vidovdanit” në Gazimestan, policia jep detaje

Si edhe çdo vit tjetër, serbët u mblodhën edhe të hënën e 28 qershorit në afërsi të Obiliqit për të marr pjesë në festimet e Vidovdanit, ditë kjo e shënuar për ta, e që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës.

As kësaj here, nuk munguan provokimet nga ana e tyre me anë të simboleve dhe formave të tjera teksa në pranga kanë përfunduar tetë persona.


Një shtetas i Malit të Zi dhe shtatë të Serbisë janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore, teksa në ndalim policor është vetëm shtetasi i Malit të Zi, për 48 orë.

Sipas detajeve nga raporti i Policisë së Kosovës, patrullat policore në dy raste gjatë kontrollit të veturave kanë gjetur armë të ftohta dhe maica me mbishkrime serbe.

Detaje nga raporti i PK-së:

Gazimestan, Prishtinë 28.06.2021 ─ 15:00. Në hapësirën e monumentit në Gazimestan, një person i dyshuar mashkull shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe është dërguar në stacion të policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

Veternik, Prishtinë 28.06.2021 ─ 12:00. Gjatë kontrollit të veturave të ndaluara të cilat kanë qenë me tabela të Serbisë dhe personave në të cilat kanë qenë dhe qëllim kishin për të shkuar në Gazimestan janë gjetur dhe konfiskuar armë të ftohta (mprehta) thika dhe boksa te hekurit. Me urdhër të prokurorit kujdestar janë intervistuar gjashtë te dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë dhe ndaj tyre janë  iniciuar raste te veçanta për secilin të cilat kalojnë në procedurë të rregullt.

Magjistralja Mitrovicë-Prishtinë 28.06.2021 ─ 13:10. Është ndaluar vetura me targa të huaja të cilën e drejtonte e dyshuara femër serbe shtetase e Serbisë dhe gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur dhe konfiskuar një sprej si dhe disa maica me mbishkrime serbe. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori