LAJMI I FUNDIT:

Aliu vendos moratorium 2-vjeçar për gurthyesit e rinj dhe ata në procedurë

Aliu vendos moratorium 2-vjeçar për gurthyesit e rinj dhe ata në procedurë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka marrë vendim për vendosjen e moratoriumit për gurëthyesit e rinj dhe ato në procedurë për pëlqim mjedisor për periudhën dy vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se bëhet fjalë për periudhën qershor 2021 deri në qershor të vitit 2023.

“Kam marrë vendim për vendosjen e moratoriumit për gurëthyesit e rinj dhe ato në procedurë për pëlqim mjedisor për periudhën dy vjeçare (Qershor, 2021 – Qershor, 2023). Pjesë e këtij vendimi është themelimi i grupit punues ministror, i cili do të shqyrtoj ligjshmërinë e aktiviteteve të gurëthyesve, ndikimin e tyre në mjedis, si dhe masave që duhet të ndërmerren për rehabilitimin e tyre”, ka shkruar Aliu.


Sipas tij, me këtë vendim gurthyesit e rinj dhe ata në procedurë nuk do kenë mundësi të aplikojnë për ushtrimin e aktiviteteve të tyre për dy vjet./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika e Zezë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Kronika e Zezë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Kalo në kategori