Vetëm dy javë pas emërimit, kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi ka raportuar në Komisionin për Legjislacion për raportin e KQZ të vitit 2020 që është udhëhequr nga paraardhësi i tij, Valdete Daka.
Radoniqi tha se organizimi i zgjedhjeve në pandemi ka qenë sfidues edhe për punën e KQZ-së.
Ai tha se shumë punë që janë bërë në KQZ nën kryesimin e Valdete Daka, por shtoi se sfidat e punës së KQZ janë të ndryshme, ku edhe përmendi dy nga to, mos-ndryshimi i ligjit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, dhe mosintegrimi unik i adresave në listën e votuese.
Deputeti nga VV, Artan Abrashi tha se nuk do të merret sot me të kaluarën në KQZ, por shtoi se vendimet në këtë institucion kanë qenë të dëmshme.
Deputetja Blerta Deliu nga PDK-ja, tha se jorastësisht KQZ ka qenë një ndër institucionet më kredibile në vend, ndërsa shtoi se presidentja Vjosa Osmani po bën shkelje kushtetuese për mosdekretimin edhe të një anëtari të PDK në KQZ.
“Anëtari i tretë i cili pritet të bëhet në KQZ nga VV është nga Lista Guxo, prandaj PDK-së po i mohohet anëtari i dytë në KQZ. Kjo është shkelje kushtetuese”, tha ajo.
Deputetja Deliu ngriti po ashtu edhe shkarkimin e ish-kryetares së KQZ Valdete Daka, sipas të cilës presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë bërë shkelje Kushtetuese.
Kryetari i Komisionit Adnan Rrustemi ka kërkuar nga deputetja Deliu që sot në këtë komision të diskutohet për punën e KQZ për vitin 2020, dhe sipas tij, të mos ketë diskutime politike.
Deputeti Hajdar Beqa nga PDK-ja, tha se Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore, megjithëse partisë në pushtet ia kujtoi se tentativën, siç tha ai natën për ndryshim të ligjit.
“Reforma zgjedhore është e nevojshme, por jo në atë mënyrë siç ishte tentuar të bëhet natën”, tha ai.
Po ashtu, edhe deputeti Beqa përmendi shkarkimin e Dakës nga KQZ, që sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që Osmani dhe Kurti të shkarkojnë edhe Radoniqin.
Anëtari i Komisionit nga AAK, Besnik Tahiri nuk la pa përmendur edhe sot procesin zgjedhor në Podujevë, për çka plasën së qeshurat nga kolegët e tij.
Tahiri është kandidatë për kryetar në atë komunë. Komisioni është ende duke diskutuar për punën në KQZ.
Ndërsa, në rend dite ka njoftimin lidhur me shkresën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Formimin e grupit punues për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe shqyrtimin e ecurisë së konkursit për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë kundër Korrupcionit./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025