Sot lajmi kryesor është që Policia bëri namin me gjoba për makinat në aksin Fier-Vlorë. Fill pas aksidentit tragjik. Dhe, kjo erdhi si kofini pas të vjelit.
Nuk është hera e parë në këtë vend që pas çdo ngjarjeje tragjike bëhen aksione si paradat e modës për disa ditë dhe pastaj harrohen. Kësaj i thonë të kapesh dashin nga bishti dhe jo nga brirët.
Kafshëria e shumë drejtuesve automjetesh nuk vjen nga fakti se merr apo s’merr gjobë? Kafshëria e një personi që të vret pa iu dridhur dora nuk vjen sepse është trim, por sepse shteti është inekzistent dhe keqmenaxhues i interesave të komunitetit. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për aksidentin e djeshëm.
Guximi i kriminelit për të marrë jetën e njeriut sikur vrau një pulë, në këtë vend nuk vjen sepse mori apo s’mori një gjobë 1000 lekëshe apo sikur dënove me 20 vjet, ndërkohë që del për sjellje të mire pas ca muajsh. Guximi vjen sepse sistemi i krijuar në vendin tonë është ai i antivlerave, shkeljes së ligjit, mbylljes së syrit ndaj uzurpimit, vjedhjes dhe plaçkitjes. Sepse është krijuar sistemi i hajdutëve dhe kriminelëve. Vjen sepse krimineli lirohet për sjellje të mirë nga burgu. Vjen sepse shoqëria nuk reagon dhe shteti keqreagon në favor të shkelësve.
Kafshëria e këtij lloj mileti vjen sepse në këtë vend është instaluar shoqëria e antivlerave dhe kjo fatkeqësisht ka përfshirë të gjitha sferat. Në këtë vend zaptohet prona dhe bëhet pallat, lulishtja kthehet në bar-restorant dhe trotuari në parking për makinat.
Uzurpimi i pronës private dhe publike dhe arroganca ka arritur kulmin.
Në vend të aksioneve propangandistike sa për të hedhur hi syve është koha e reformave reale të pandikuara nga interesat personale, por interesi publik i pari.
Boll më me aksione propangandistike. Qytetarët kërkojnë zgjidhje dhe siguri për jetën, pronën.
Shqiptarët kërkojnë që publikja t’i shërbejë publikut dhe jo hajdutëve dhe kriminelëve.
Boll më me aksione sporadike dhe moszgjidhjen e problemeve të komunitetit dhe shpërfilljen e tyre. Shqiptarët kërkojnë ndëshkim dhe drejtësi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe