LAJMI I FUNDIT:

Zaev takim me operatorët turistikë nga Polonia: Qëllimi është të rriten turistët polakë

Zaev takim me operatorët turistikë nga Polonia: Qëllimi është të rriten turistët polakë

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Strugë ka mbajtur takim me përfaqësuesit e 40-të operatorëve turistik dhe hotelerëve nga Polonia në të cilën i ka prezantuar përfitimet e fushatës “Sigurt si në vend” për tërheqjen e turistëve të huaj.

Në fjalim deri te operatorët turistik polak, kryeministri ka shprehur bindje se avio linja Varshavë-Shkup, Varshavë-Ohër dhe çarter fluturimet Katovice-Ohër janë bazë për optimizëm real dhe se sezoni veror aktual do të sjellë numër më të madh të turistëve polak.

Nga pres shërbimi qeveritar informojnë se kryeministri në fjalimin e tij ka potencuar se Maqedonia e Veriut me fushatën “Sigurt si në vend” i ka pranuar standardet botërore dhe protokollet për KOVID-19 në Këshillin Botëror për Udhëtim dhe Turizëm (WTTC). Fushata është pranuar në mënyrë të shkëlqyer në Poloni dhe Turqi prej ku priten numri më i madh i turistëve.


“Së bashku me markën për udhëtim të sigurt (Safe Travel) e cila vërteton se Maqedonia e Veriut i zbaton protokollet e njejta si më shumë se 100 destinacione turistike botërore për siguri të vërtetuara nga Këshilli Botëror për Udhëtim dhe Turizëm (WTTC) për vitin 2021, fushata është një hap më shumë drejt qëllimit këtë vit të rritet numri i turistëve nga Polonia të cilët marrin pjesë me 5 për qind në numrin e përgjithshëm të turistëve të huaj dhe pothuajse 7 për qind nga bujtjet e përgjithshme të realizuara që e numërojnë mes pesë vendeve të para të cilat sipas numrit të turistëve i kalojnë pushimet në rajonin e Ohrit”, citohet në kumtesën e Qeverisë.

Takimin me operatorët turistik polak e ka organizuar asociacioni i hoteleve HOTAM në bashkëpunim me agjencinë polake “Rego Bis, e cila një herë në javë ka çarter linja për në Ohër nga Varshava dhe Katovice.

Në takim fjalime mbajtën edhe Pavel Nieviadomski, kryetar i Asociacionit Evropian të operatorëve turistik dhe Agjencive Turistike dhe Gabriela Manka Sokulu, këshilltare e operatorëve turistik Rego Bis.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori