LAJMI I FUNDIT:

Eleni Foureira konfirmon lidhjen me futbollistin spanjoll Alberto Botia

Eleni Foureira konfirmon lidhjen me futbollistin spanjoll Alberto Botia

Këngëtarja shqiptare me famë në Greqi, Eleni Foureira, prej vitesh përflitet se është në lidhje me futbollistin e njohur, Alberto Botia.

Ata madje vitin e kaluar u fotografuan së bashku me pushime, ndërsa shiheshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Ishte revista greke “Hello”, ajo e cila kishte shpërndarë imazhet paparaci, të cilat vërtetonin lidhjen e këngëtares shqiptare me futbollistin spanjoll.


E konfirmimin për lidhjen e tyre e ka bërë së fundmi edhe vet Eleni, me publikimin e një fotografie me të dashurin e saj para pasqyrës.

Ajo ka vendosur thjeshtë dy emoji zemre në mbishkrimin e fotografive, duke bërë kështu të ditur se ka pozuar në krahët e mashkullit që ia ka marrë zemrën.

View this post on Instagram

A post shared by Eleni Foureira (@foureira)

Vitin e kaluar, gazetari i njohur grek Aris Kavatzikis, i cili kishte gjurmuar lidhjen e tyre, ishte shprehur se ka pasur kriza më parë rreth çiftit, por që ata i kanë dhënë vetes nga një mundësi të dytë.

“Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë për t’i parë së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një lajm dhe e kishim kërkuar shumë dhe i vendosëm titullin se ata janë përsëri së bashku dhe kështu publikuam një lajm ekskluziv. Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte atë me shumë seriozitet. Ajo ishte e interesuar për karrierën e saj, por njëkohësisht edhe për jetën personale. Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca se ai është gjithmonë pranë saj në të mirë e në të keq. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë që thotë Marena”, është shprehur gazetari Aris Kavatzikis. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Magazina
Kalo në kategori