LAJMI I FUNDIT:

Skoda ka njoftuar tre modele të reja elektrike

Skoda ka njoftuar tre modele të reja elektrike

Skoda elektrike Enyaq iV pati premierën në shtator të vitit të kaluar, ndërsa versioni i tij Coupe (i quajtur ndoshta Enyaq GT) do të përfundojë ofertën deri në fund të këtij viti.

Sidoqoftë, Skoda po planifikon edhe më shumë modele elektrike deri në vitin 2030.

Kështu, shefi i Skoda Thomas Schäfer konfirmoi dje se deri në vitin 2030, kjo markë nga Çekia në pronësi të VW Group do të paraqesë të paktën tre modele të tjera elektrike, transmeton Telegrafi.


Të tre modelet do të vendosen nën emrin Enyaq iV për sa i përket dimensioneve dhe çmimit, por detajet specifike nuk dihen ende.

Akoma, supozohet se njëri prej tyre do të jetë një hatchback më i vogël (bazuar në modelin e ardhshëm të vogël elektrik Volkswagen ID.1), risia e dytë me sa duket do të ketë formën e një crossover kompakt, ndërsa e treta do të përshtatet në të njëjtin segment si Octavia.

Gjithashtu, Skoda konfirmoi se ata nuk planifikojnë të shesin në Amerikën e Veriut, si dhe se nuk do të ketë sport Fabia RS në këtë gjeneratë.

Për më tepër, Skoda planifikon të arrijë shitjen e 1.5 milion automjeteve në vit deri në 2030.

Në fund, Skoda vlerëson se deri në fund të dekadës, 50-70 për qind e shitjeve të tyre në Evropë do të jenë modele elektrike, shkruan Autoblog. /Telegrafi/