Sauer ndan mendimin e njëjtë me atë të BE-së se Kosova me doemos duhet të kalojë në fazën e dialogut me Serbinë për t’u anëtarësuar në Unionin Evropian.
“Ne presim nga dialogu që të çojë drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është synimi i bisedimeve. Duam të shohim që Kosova të mund të ketë qasje në dialog. Mendojmë që dialogu është fazë e rëndësishme e anëtarësimit në BE. Njohja do të ishte ideale. Ne e kemi njohur Kosovën dhe disa shtete të tjera e kanë njohur, por nëse doni të keni marrëdhënie normale me fqinjët atëherë duhet njohje mes vete”.
Sauer ka thënë se ka pasë progres në procesin e deritanishëm të dialogut meqë janë arritur 15 marrëveshje, për të cilat mendon se kanë përmirësuar situatën e tensionuar pas luftës mes Kosovës dhe Serbisë.
“Fatkeqësisht akoma mbetet punë për t’u bërë. Gjithmonë ka veprime prapa skenave dhe negociatat në tryezë janë rezultat i një procesi që është përgatitur me shumë kujdes. Përgatitjet marrin më shumë kohë dhe energji sesa vetë bisedimet në tryezë”.
Sauer foli edhe për periudhën kur këshillonte Ahtisaarin dhe tregoi që këshillat me më shumë peshë për të ishin nga Albert Rouhan, për të cilin tha se ka pasë njohuri të gjera për rajonin dhe Kosovën.
Sauer ka treguar se cila është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë.
“Unë kam qenë këtu në muajin mars të vitit 2020, ishte vizita e fundit para se u ndaluan udhëtimet dhe tani është vizita ime e parë e punës pas më shumë se një viti. Arsyeja pse jam këtu në thelb është që Qeveria e Finlandës është e interesuar që të kemi marrëdhënie të mira me Kosovën dhe po ashtu jemi të interesuar të mbështesim përpjekjet e BE-së për të promovuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Sauer për Klan Kosova.
“Unë kam një sfond të gjatë profesional në Kosovë. Kam qenë me UNMIK-un, nga viti 2003 deri në vitin 2005, kam pasë gjithashtu kënaqësinë të ndihmoj presidentin Ahtisaari kur po punonte në procesin për të ardhmen e statusit të Kosovës. Kam interes të lartë për Kosovën”.
Sauer ka deklaruar se nuk mund të komentojë për faktin se pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.
“Janë 22 shtete të BE-së të cilat e kanë njohur Kosovën dhe një numër relativisht i lartë i shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Fakti që Kosova nuk është e njohur universalisht nënkupton që ka disa punë të pakryera, të cilat shpresoj që dialogu i lehtësuar nga BE-ja mund të çojë drejt një situate të papërmirësuar. Çështjet e mëdha që akoma janë pezull janë që statusi i Kosovës nuk është i njohur universalisht, nuk keni anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, nuk keni qasje në shumë institucione ndërkombëtare dhe keni marrëdhënie me Serbinë të cilat duhet të normalizohen”.
Nënsekretari i shtetit finlandez ka thënë se në takimet e tij me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe akterët tjerë politikë në Kosovë kanë biseduar për dialogun me Serbinë, por jo edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Ish-këshilltari i lartë i Martti Ahtisaarit ka treguar se si e ka paraparë Pakoja e Ahtisaarit krijimin e këtij asociacioni, pa u lëshuar në shumë detaje.
“Mund të them se i tërë Plani i Ahtisaarit ishte produkt ku i tërë komuniteti ndërkombëtar ka marrë pjesë në përgatitjen e tij. Kemi pasë shumë ekspertizë sa i përket të drejtave të pakicave, decentralizimin, trashëgiminë kulturore dhe e gjithë kjo ekspertizë është konsoliduar në Planin e Ahtisaarit në mënyrë që të përfaqësojë shumë standarde dhe kritere ndërkombëtare. Është një dokument cilësor dhe i tillë është edhe mendimi i ekspertëve. Nëse e lexoni planin aty qëndron. Unë nuk kam ndonjë shpjegim ose interpretim të mëtejmë referuar decentralizimit apo komunave serbe. Mendoj se plani flet vet”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova