IKD: Ministria e Shëndetësisë të kujdeset për një vaksinim gjithëpërfshirës kundër COVID-19
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të programit qasje në drejtësi ka për qëllim promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë. Në këtë drejtim, IKD që nga fillimi i fushatës së vaksinimit kundër COVID-19 ka bërë monitorimin e situatës edhe tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Në bazë të monitorimit dhe takimeve në teren me qytetarët, IKD ka gjetur se ka mungesë të informimit dhe vetëdijesimit adekuat rreth procesit të vaksinimit tek këto komunitete.
Për më tepër, IKD konsideron që kërkesa për regjistrim në portalin e-Kosova është shpesh e pa-realizueshme për shumë qytetarë nga grupet e margjinalizuara, për shkak të mungesës së qasjes në internet, telefon, apo kompjuter, vështirësive që një numër i tyre kanë me shkrim dhe lexim, si dhe mungesës së informatave në gjuhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Gjithashtu, fakti që institucionet nuk mbajnë statistika se sa persona nga secili komunitet janë vaksinuar, lë hapësirë për një trajtim jo të barabartë të të gjitha komuniteteve në këtë proces.
“Institucionet kanë për obligim të arrijnë tek të gjithë qytetarët, pa dallim, dhe nuk mjafton vetëm plotësimi i standardeve minimale. Një e drejtë, përveç që duhet të jetë e qasshme, duhet të jetë edhe efektive dhe e realizueshme në praktikë”, thuhet në njoftim transmeton Telegrafi.
Mos marrja e masave për rritjen e vaksinimit tek grupet e margjinalizuara thellon pa-barazitë shoqërore dhe vendosë në rrezik shëndetin e këtyre qytetarëve.
Andaj, IKD i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për një proces gjithëpërfshirës të vaksinimit kundër Covid-19, duke ndërtuar mekanizmat përkatës që gjatë këtij procesi të mos krijohen pabarazi mes komuniteteve dhe të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve të asnjë komuniteti.
Deri të premten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 152.643 doza të vaksinës kundër coronavirusit, ndërsa 26.794 qytetarë tashmë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Vaksinimi po bëhet me doza të dhuruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga Bashkimi Evropian dhe shtete individuale.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve