LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon rreth 770 pako cigare, xhinse e patika që dyshohet se janë kontrabanduara nga Serbia

Policia konfiskon rreth 770 pako cigare, xhinse e patika që dyshohet se janë kontrabanduara nga Serbia

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 770 pako cigare, mbi 1 mijë palë xhinse dhe 10 palë patika të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie, ku thuhet se policia ka ndaluar një person të dyshuar, i cili me automjetin e tij ‘kombi’ tentoi të kalojë ilegalisht kufirin dhe të fusë mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë.

Policia ka njoftuar se Departamenti i Kufirit, në këtë rast Njësia e Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitar “Veriu” në Lluzhan, bazuar në informacionet e siguruara mbi dyshimet për aktivitete kriminale të “kontrabandimit me mallra “ dhe “kalime të paautorizuar të vijës kufitare”  nga territori i Serbisë  në territorin e Kosovës, ka aktivizuar planin operativ “Befasia”, i cili është realizuar në zonën e Mitrovicës së Veriut.


“Gjatë realizimit të planit operativ me datën  24.06.2021, në orën 19:40, në fshatin Ballaban të komunës së Zveqanit, është ndaluar automjeti ‘kombi mercedes’ (ngjyrë e bardhë)  me targa të Serbisë të cilin e ngiste i dyshuari (D. B.), mbi dyshimin e bazuar se kishte mallra të kontrabanduara nga territori i Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës, kanë bërë kontrollimin dhe numërimin preliminar të mallit të kontrabanduar, të evidentuar si në vijim:

  • Rreth 770 pako (boksa) cigare me banderola ‘SRB’ të llojeve të ndryshme 770 X 10 =7700 paketime
  • Mbi 1000 palë xhinse
  • 10 palë patike

“Bazuar në informacionet e para, sipas zyrtarëve doganorë vlera minimale e mallit kalon afërsisht vlerën 13000 euro, përderisa sipas procedurave pritet të bëhet numërimi dhe verifikimi i detajuar, përfshirë edhe caktimin e vlerës së  taksës dhe vlerës së mallit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se “Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë  Themelore Mitrovicë janë iniciuar rastet ”Kalim i paautorizuar i  vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallra”, përderisa personi i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

“Lënda procedohet në procedurë të rregullt përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe

Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori