LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: RTK ka 5.2 milionë euro borxhe, janë bërë punësime të pakontrolluara

Hoxha: RTK ka 5.2 milionë euro borxhe, janë bërë punësime të pakontrolluara

Në “Debat Plus” është diskutuar për situatën në të cilën ndodhet televizioni publik.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha ka hedhur akuza në drejtim të Bordit të RTK-së për keq menaxhimin e situatës financiare në transmetuesin publik.

“Në vitin 2019 kur Mentor Shala e dorëzon përgjegjësinë tek të tjerët RTK ka pasur 5.2 milionë euro borxhe. Vet Ngadhënjim Kastrati e pranoi në Komision që rreth 5.2 milionë euro borxhe i ka gjetur kur ka pranuar detyrën. Askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këto borxhe”.


Hoxha thotë se për vite të tëra në RTK janë bërë punësime të pakontrolluara.

“Është obligim i Bordit të RTK-së që shpenzimet nuk guxojnë të tejkalojnë të hyrat. Nëse shpenzimet tejkalojnë të hyrat Bordi shkarkohet. Për vite të tëra në RTK ka pasur tejkalim të shpenzimeve për shkak të punësimeve të pakontrolluara. Janë blerë produkte pa kontroll. Po ashtu janë bërë kontrata pa kontroll”.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së thotë se në televizionin publik janë të punësuar më shumë se 800 punëtorë me kontrata të rregullta.

Fadil Hoxha thotë se pavarësisht se RTK ka 1000 punëtorë, në televizion ka sektorë që  nuk kanë punëtorë.

“RTK ka 800 punëtorë të rregullt. Mbi 200 bashkëpunëtorë të jashtëm dhe punësimet nuk janë ndalur asnjëherë”, deklaroi ndër të tjera Fadil Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori