LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohen tre zyrtarë të lartë të KEK-ut

Shkarkohen tre zyrtarë të lartë të KEK-ut

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendim për lirim nga detyra të u.d. zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv Enver Gashi  .

Ky bord dhe Komisioni i Auditimit gjithashtu kanë marrë vendime për ndryshime të kuadrove edhe në pozitat e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm.


Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se vendimet janë marrë në mbledhjen e datës 22 Qershor 2021, duke pas si objektivë ngritjen e performancës, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësishme për korporatën.

“Në këtë drejtim, me qëllim të ndryshimit të dinamikës së punës si dhe fuqizimit të proceseve në të cilat pritet të përballet korporata si në sferën e prodhimit po ashtu edhe në përmirësimin e fushës ambientale, ka vendosur si në vijim. BPD ka marrë vendim për lirim nga detyra të u.d. zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv Enver Gashi  dhe ka shfuqizuar vendimin paraprak të caktimit të z. Gashi në këtë detyrë. BPD dhe Komisioni i Auditimit (KA) gjithashtu kanë marrë vendime për ndryshime të kuadrove edhe në pozitat e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/