Maqedoni: Nga shtatori infermiereve dhe teknikëve do t’u paguhet arsimi i lartë
Nga shtatori i këtij viti, të gjithë infermieret dhe teknikët të cilët e kanë përfunduar shkollën e lartë mjekësore ose specializimin dhe janë pajisur me arsim të tillë prej 180 përkatësisht 240 kredive, do të marrin kompensim adekuat për arsimin e tyre.
Kështu informoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas takimit të sotëm me drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor, Stevo Krstevski dhe Faton Ahmeti, kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale Lubisha Karanfilovski dhe përfaqësues të Shoqatës së infermiereve, teknikëve dhe akushereve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim është arritur zgjidhje për problemin me të cilin përballen infermieret dhe teknikët e punësuar në institucionet shëndetësore publike që nga viti 2015. Konkretisht është bërë aneks i Marrëveshjes Kolektive në përputhje me Ligjin për Kujdesin Shëndetësor dhe mënyrën në të cilën përcaktohet shuma e pagës.
Bëhet fjalë për kompensimin për arsimimin e infermiereve dhe teknikëve të cilët e kanë përfunduar shkollën e mesme ose specializimin dhe janë pajisur me arsimim prej 180 përkatësisht 240 kredi, ndërsa deri më tani arsimi nuk iu është paguar.
Në vitin 2015, u bë një mesatare me vendimin për të paguar vetëm specializimet, përkatësisht shkollat e larta të atyre që i kanë mbaruar deri atëherë dhe të gjithë infermieret dhe teknikët që kanë investuar në arsimin e tyre nga viti 2015 e në vazhdim nuk mund ta vlerësojnë atë përmes pagës së tyre.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski, burimet njerëzore janë potenciali më i rëndësishëm në shëndetësi dhe menaxhimi dhe njohja e tyre e mirë është baza për një sistem të suksesshëm shëndetësor.
Karanfilovski sqaroi se direktivat evropiane në shëndetësi kanë për qëllim njohjen e arsimit të lartë profesional të infermiereve dhe teknikëve dhe se rekomandimi i tyre është që raporti në sistemet shëndetësore të jetë 50-50 për qind, 50 për qind e arsimit të lartë profesional me 50 për qind arsim të mesëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Debati për programet zgjedhore, analistët flasin për ditën e dytë të fushatës
Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor
Osmani uron rizgjedhjen e Zoran Milanoviqit, President të Kroacisë
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit
Moti i keq, pezullohet mësimi në 77 shkolla të Shqipërisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania