LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti i Wall Street ua ndalon hyrjen në objekt punonjësve dhe klientëve të pavaksinuar

Gjiganti i Wall Street ua ndalon hyrjen në objekt punonjësve dhe klientëve të pavaksinuar

Gjiganti i Wall Street, Morgan Stanley do t’ua ndalojë hyrjen në objekt punonjësve dhe klientëve të cilët nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, tha një burim i njohur me situatën.

Punëtorët e pavaksinuar do të duhet të punojnë nga shtëpia, tha burimi, raportoi financialtimes.


Kjo politikë e bankës do të hyjë në fuqi muajin tjetër dhe qëllimi është të lejojë heqjen e masave të tjera në lidhje me coronavirusin.

Javën e kaluar, drejtori i bankës u bëri thirrje punonjësve të kthehen në zyrat e tyre dhe një memorandum i brendshëm thotë se nga 12 korriku, të gjithë do të duhet të vaksinohen plotësisht në mënyrë që të hyjnë në ndërtesat “Morgan Stanley” në New York dhe Westchester.

Kjo lëvizje do të mundësojë heqjen e mbajtjes së detyrueshme të maskave në zyra dhe mbajtjen e një distance fizike brenda bankës.

Tani për tani, banka pret që punonjësit të vendosin vetë nëse janë vaksinuar apo jo, por më pas mund të kërkojnë prova të statusit të vaksinimit.

Morgan Stanley tashmë ka formuar njësi pune vetëm për punëtorët e vaksinuar, duke përfshirë departamentet e letrave me vlerë dhe menaxhimin e Shërbimit të Këshillave Financiare dhe Shërbimeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori