LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner nuk ngjason më në veten e saj të dikurshme – fansat mbesin të shokuar nga ndryshimi drastik i fotografive të saj të vjetra në Instagram

Kylie Jenner nuk ngjason më në veten e saj të dikurshme – fansat mbesin të shokuar nga ndryshimi drastik i fotografive të saj të vjetra në Instagram

Fansat e Kylie Jenner kanë shprehur tronditjen e tyre në ndryshimin e pamjes së saj pasi një përdorues i TikTok zbuloi disa nga fotografitë e saj më të vjetra në Instagram.

Kylie, 23 vjeçe, u kritikua për pamjen ‘plastike’ gjatë ribashkimit për episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, i cili u transmetua javën e kaluar, shkruan DailyMail.

Dhe me fotografitë e reja të zbuluara, fansat kanë komentuar se si sipërmarrësja me famë botërore është transformuar gjatë viteve.


@delaylayy#greenscreen @kyliejenner recognize this it took me 25 mins to get to the beginning #iCarlyAffirmation #PrimeDayShowPJParty #kyliejenner #kuwtk

♬ Spongebob – Dante9k

Gjatë fundjavës, një përdorues i TikTok me emrin @Delaylayy publikoi një montazh të fotografive të Kyliet, pasi arriti të gjejë fotografi nga vitet e mëparshme deri në thellësi të Instagramit të Kyliet.

Ajo shkroi në mbishkrimin e postimit: “E njihni këtë, më duheshin 25 minuta për të arritur në fillim”.

Disa nga fotografitë janë të vitit 2011, kur Kylie do të kishte qenë 13 vjeçe, dhe e tregonin atë të lumtur, duke u shoqëruar me miqtë dhe duke pozuar me familjen.

“Duke shkuar në fillim të Instagram-it të Kylie Jenner që ju të mos keni nevojë ta bëni një gjë të tillë”, shkroi përdoruesi i TikTok-ut në mbishkrimin e videos, e cila prezantoi disa nga fotografitë më të hershme të Kyliet në rrjetet sociale.

Një fans komentoi: “Ajo nuk duhet të ndryshojë kurrë, nuk ka asgjë unike tek ajo tani. Ajo duket si të gjithë të tjerët”.

“Ajo duket kaq e re! Tani ajo duket sikur është në fund të 40-ave”, shkroi një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

“Ajo nuk është fjalë për fjalë i njëjti person”, vërejti një tjetër.

Kur kjo video u publikua javën e kaluar, disa fansa u lajmëruan në Twitter për t’u ankuar për ndryshimin e fytyrës së Kyliet, duke e akuzuar atë për marrjen e shumë procedurave duke përfshirë botoksin dhe mbushës të ndryshëm.

“Fytyra e Kyliet duket kaq artificiale”, shkroi një prej tyre në Twitter.

Një tjetër komentoi: :O Zot i madh, unë mendoj se Kylie Jenner ka bërë shumë në fytyrën e saj, ajo ishte e bukur më parë, por tani ajo duket shumë e rreme”.

Nuk ka dyshim që Kylie në vitet e fundit ka transformuar pamjen e saj me ndihmën e trajtimeve të bukurisë dhe ka një pranie shumë më të kuruar në rrjetet sociale. Sidoqoftë, është përfolur prej kohësh se ajo ka bërë operacion në fytyrë dhe trup.

Në vitin 2016 ajo këmbënguli se nuk kishte bërë kurrë operacion nofullat, ndërsa fansat komentuan në ndryshimin e formës së fytyrës.

Duke folur në faqen e saj të internetit thekyliejenner.com, ajo tha: “Jo nuk kam bërë [operacion në faqe]. Njerëzit filluan të thoshin se e bëra kur isha 16 vjeçe. Ju me të vërtetë mendoni se Kris Jenner do të lejonte një 16 vjeçare që të bënte një operacion rindërtues të faqeve dhe nofullave? Jo”, shtoi ajo.

“Gjithmonë e kam dashur nofullën. Unë kurrë nuk kam qenë e vetëdijshme për nofullën time, por para se të bëja buzët, buzët e mia ishin shumë të vogla dhe më shumë si të zhytura në mjekër”, kishe thënë Jenner.

Sidoqoftë, Kylie nuk ka pranuar kurrë që ka bërë ndonjë ndërhyrje, përveç mbushësve të buzëve dhe rimesave të dhëmbëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Magazina
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Kalo në kategori