Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio po qëndron për vizitë në Kosovë, me ç’rast i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në fjalën e tij e ka vlerësuar lartë rolin e Italisë në çlirimin e Kosovës.
Kurti në fjalën në Kuvend ku po mirëpritet ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka thënë se Italia përveçse një shtet mik i Kosovës, është edhe shtet shembull se si duhet ecur përpara.
“Mik i mirëpritur dhe i respektuar nga Italia, partner kaq i rëndësishëm për Kosovën. Italia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën, vetëm katër ditë pas shpalljes së pavarësisë sonë. Ajo vuri në dispozicion territorin e saj. I mbaj mend aeroplanët që ngriheshin nga Aviano duke ndihmuar çlirimin e vendit tonë që bartej nga populli dhe UÇK-ja duke ndalur gjenocidin e Serbisë që synonte shfarosjen e shqiptarëve”, tha Kryeministri i Kosovës.
Kurti ka lavdëruar ndikimin e Italisë në kulturën evropiane, duke thënë se është burim i pashtershëm vlerash që Kosova duhet të mësojë nga to.
“Italia ka pasur dhe ka aq shumë ndikim në tërë botën…Ky vend që është djep i rilindjes Evropiane, është burim i pashtershëm vlerash që duhet të mësojmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Derisa po lexoja raportet e bashkëpunëtorëve të mi dhe po përgatisja këtë fjalim, vura re se në shishen e lëngut të portokallit që kisha përpara shkruhej më sa vijon: Ky produkt është prodhuar duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve dhe pa i shfrytëzuar ata. Ishte një produkt italian. Kosova importon prej Italisë shumëçka. Më bëri përshtypje respekti për punën që reflektonte etiketa e këtij produkti. Nuk e di a është situata aq mirë sa në etiketë, edhe pse produktet “Made in Italy” kanë një markë të mirë globale pikërisht sepse nuk gënjejnë me ato që shkruajnë në etiketa”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, Kurti tha se Italia dëshmon respekt të veçantë ndaj punëtorëve përderisa në nenin e parë të Kushtetutës së Italisë thuhet se “Italia është republikë demokratike e themeluar mbi punën”.
“Respekti për punën është një ndër ato vlera që ne duam të mësojmë dhe zbatojmë edhe këtu në Republikën e Kosovës. Për Qeverinë e re të Kosovës perspektiva është plotë sfida, por nga ana jonë e Kosovës ka vendosmëri për të ecur përpara pikërisht përmes punës duke mos lëshuar pe për asnjë moment sa i përket standardeve demokratike dhe evropiane”.
Kurti para ministrit italian citoi edhe piktorin e famshëm italian Leonardo da Vinci.
“Tash për ne është koha që të dish nuk mjafton, duhet të bëjmë. Të kesh vullnet nuk mjafton, duhet të veprojmë”. Qeveria jonë e ka mandatin për të bërë e vepruar duke kërkuar bashkëpunimin dhe ndihmën e miqve”.
Kurti e ka cilësuar Italinë si fqinji më i madh i Ballkanit.
“Italia është fqinji më i madh i Ballkanit, vlerësoj shumë qëndrimin e prerë sa i përket integrimit të gjashtë vendeve në BE”.
Duke folur për dialogun, Kurti thotë se synimi i Kosovës është arritja e njohjes recipoke.
“Sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë. Ju vini pas vizitës në Beograd dhe në agjendën tuaj diplomacia ballkanike ka zënë vend prioritar. Ne do të jemi të hapur për takime e dialog, me synim arritjen e njohjes së dyanshme, siç është shprehur edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden”.
“Kosova është e interesuar për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi, por zgjidhje mund të jetë vetëm njohja e pavarësisë sonë, që tashmë është bërë nga shumica e shteteve të OKB-së, nga 22 prej 27 shteteve të BE-së, 26 prej 30 shteteve të NATO-s, e ku në të gjitha është Italia. Njohja e Kosovës e ndihmon Serbinë, e çliron prej mentalitetit sundues e spastrues të trashëguar prej Millosheviqit”, deklaroi ndër të tjera Albin Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A