Në një rajon të Indisë, prindi me më shumë fëmijë do të merr një shumë të majme parash dhe një trofe
Një ministër në Mizoram të Indisë, ka propozuar një shpërblim parash për prindin që ka më shumë fëmijë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Robert Romawia Royte i cili ka thënë se prindi me më shumë fëmijë do të duhej të shpërblehej me para në vlerë rreth 1350 dollarë.
Ai deklaroi se ka marrë vendimin për të stimuluar rritjen e popullsisë në mesin e komuniteteve Mizo, të cilat janë demografikisht të vogla.
Ministri gjithashtu përmendi që fituesi do të merrte një diplomë dhe një trofe.
Sidoqoftë nuk është përmendur se cili duhet të ishte numri minimal i fëmijëve.
Njoftimi u bë në një kohë kur disa qeveri të shteteve indiane po bëjnë presion për kontrollin e popullsisë.
Popullsia e Mizoram ishte 1,091,014, sipas regjistrimit të vitit 2011. Shteti mbulon një sipërfaqe prej afërsisht 21,087 kilometra katrorë.
Me vetëm 52 persona për kilometër katror, Mizoram ka dendësinë e dytë më të ulët të popullsisë në vend pranë Arunachal Pradesh, i cili ka një dendësi popullsie prej 17 personash për km katrorë. Mesatarja kombëtare është 382 për km katrorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Penda më e shtrenjtë në botë shitet në ankand
I mbijetuan aksidentit të tmerrshëm, meksikanet e mbuluara në gjak gjejnë kohë të bëjnë “selfie” – pamjet bëhen virale
Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251