Paralajmërimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët ankohen për përkeqësimin e gjendjes ekonomike nga rritja e çmimeve të produkteve elementare ushqimore. Ata druajnë se rritja e çmimit të energjisë, por edhe e karburanteve do të rëndojnë edhe më shumë mbi standardin e tyre jetësor.
“Çmimi është shumë i lartë. Kur t’i krahasosh me rrogat që marrim këtu, çmimi është katastrofal, jo i lartë, por shumë i lartë. Njerëzit nuk mund të përballojmë me rrogën që marrin prej 15 mijë denarë (250 euro), kurse fatura e rrymës vjen 3 mijë denarë (50 euro)”, thotë Samet Bejtullahu, pensionist.
“Përveç se te ne, askund tjetër në Evropë nuk ka rritje kaq të madhe të çmimit të energjisë elektrike. Këtu asgjë nuk është në rregull, asgjë nuk funksionon. Kjo çfarë bëhet me popullin është jonjerëzore dhe askush nuk mban përgjegjësi. E detyrojnë të dalë në rrugë dhe pastaj bëjnë presion mbi të pse proteston”, thotë Bekim Selmani, i punësuar në sektorin e gastronomisë.
Vendimin se sa do të rritet çmimi i energjisë elektronike duhet ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë, një trup që sipas ligjit, duhet të jetë i pavarur në punën e tij, por anëtarët e tij janë të emëruar nga partitë në pushtet.
Kryetari i këtij trupi, Marko Bislimovski, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kompanitë energjetike, si MEPSO-operatori maqedonas i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka kërkuar rritje prej 104 per qind, ndërmarrja tjetër e shpërndarjes elektrike kanë kërkuar që çmimi për energji të rritet për 1 për qind. Ndërkaq, kompania e shitjes apo e furnizimit të familjeve me energji EVN, ka kërkuar që energjia të shtrenjtohet për 45 për qind.
“Këto janë kërkesat e tyre dhe ne për momentin jemi duke i analizuar ato, por që tani mund të them se rritjen që ato kërkojnë nuk mund të bëhet. Ne do analizojmë gjithçka që ata kanë kërkuar, në çka bazohen, e çështje tjera dhe brenda dhjetë ditëve do të dalin me përgjigjen tonë se deri në sa mund të shkojë rritja e çmimit të energjisë elektrike”, thotë Bislimovski.
Një kilovatë energji elektrike në Maqedoninë e Veriut kushton gjashtë denarë (dhjetë centë) në tarifën e shtrenjtë dhe tre denarë (pesë centë) në atë të lirën. Sipas qeverisë, edhe me rritjen e mundshme vendi vazhdon të ketë çmimin më të ulët të energjisë elektrike në rajon.
Një familje për energji elektrike mesatarisht shpenzon në muaj deri 50 euro në sezonin e verës dhe dyfish apo më shumë në sezonin dimrit, nëse ngrohet me energji elektrike.
Por, vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë nuk do të kalojë pa protesta, ashtu siç ndodhi me rritjen e fundit, kur disa shoqata protestuan për muaj të tërë, madje duke ndërmarrë edhe aksione të ndryshme kundër kompanisë energjetike EVN.
Krenar Osmani nga nisma qytetare “Boll Më”, thotë se rritja e radhës e energjisë nuk është gjë tjetër pos zhvatje e qytetarëve.
“Ky hap i radhës i kësaj qeverie kleptomane është vetëm se vazhdimësi e zhvatjes, vjedhjes dhe nëpërkëmbjes së mundit të kësaj popullate. Pra, është hallka e radhës e zinxhirit të vjedhjes dhe zhvatjes së kësaj popullate. Ne do të vazhdojmë me protestat, nuk do të ndalemi deri sa të realizohen të gjitha kërkesat tona”, thotë Osmani.
Ai thotë se nisma qytetare “Boll Më” është duke përgatitur dy propozim-ligje të cilët do t’i paraqes në kuvend përmes deputetëve shqiptarë. Njëri ka të bëjë me faljen e borxhit që duhet t’i bëjnë kompanitë energjetike të gjitha familjeve që nuk kanë mundur të shlyejnë detyrimet dhe tjetri për subvencione në energji elektrike, për të gjitha familjet në nevojë apo që kanë një rrogë apo pension./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A