LAJMI I FUNDIT:

Qeveria britanike pajtohet me kushtet e UEFA-s që të rritet numri i tifozëve për finalen e Euro 2020 në Wembley

Qeveria britanike pajtohet me kushtet e UEFA-s që të rritet numri i tifozëve për finalen e Euro 2020 në Wembley

Finalja e Euro 2020 do ë zhvillohet përfundimisht në Wembley – dhe deri në 75,000 tifozë do të lejohen të marrin pjesë.

Qeveria është në prag dakordimit me UEFA-n për të lejuar 2,500 media të huaja dhe një numër të vogël VIP-ave për të marrë pjesë në finale, pa pasur nevojë për karantinë.


Boris Johnson kuptohet që është nën presion për të lejuar më shumë spektatorë për të marrë pjesë, me shtëpinë e futbollit evropian që kërcënon të zhvendosë finalen diku tjetër.

Nuk lejohet hyrja në Wembley, nëse tifozët nuk kanë dëshmi se janë vaksinuar apo janë negativ me coronavirus për Euro 2020
Lexo po ashtu Nuk lejohet hyrja në Wembley, nëse tifozët nuk kanë dëshmi se janë vaksinuar apo janë negativ me coronavirus për Euro 2020

Puskas Arena në Budapest është me kapacitet të plotë për turneun – rreth 67,000 mijë ulëse – dhe do të ishte i gatshëm të organizonte finalen.

Wembley aktualisht po pret vetëm 22,500 tifozë për fazën e grupeve të turneut.

Por, kapaciteti për në finale tani pritet të jetë midis 60,000 dhe 75,000.

Kryeministri është i vendosur gjithashtu që të lejojë VIP-at të vizitojnë Wembleyn pa pasur nevojë për karantinë – por ata duhet të largohen brenda 24 orëve nga arritja.

UEFA kërcënon Anglinë, mund ta zhvendos finalen e EURO 2020 nga Londra në Budapest nëse nuk plotësohen kushtet
Lexo po ashtu UEFA kërcënon Anglinë, mund ta zhvendos finalen e EURO 2020 nga Londra në Budapest nëse nuk plotësohen kushtet

Mysafirët specialë të UEFA-s gjithashtu pritet të jenë në një “izolim” gjatë kohës së tyre në Londër dhe nuk do të përzihen me tifozët.

Konfirmimi i kapacitetit të stadiumit për finalen pritet të shpallet që të martën, 22 qershor – të njëjtën ditë që Anglia përballet me Republikën Çeke. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori