LAJMI I FUNDIT:

Misteri i Stonehege gjerman, eshtrat e fëmijëve e grave në rrathët koncentrik – ato ruajnë sekretet e ritualeve të errëta

Misteri i Stonehege gjerman, eshtrat e fëmijëve e grave në rrathët koncentrik – ato ruajnë sekretet e ritualeve të errëta

Mbetjet e lashta të grave dhe fëmijët të vrarë, janë gjetur në një vend të njohur si “Stonehenge gjerman”.

Eshtra, brinjë dhe kafka të thyera janë gjetur në një vend afër Berlinit që quhet “Unaza” pranë Pommelte. Siç është bërë e ditur, eshtrat i takojnë fëmijëve, adoleshentëve dhe grave, transmeton Telegrafi.

Të paktën njërit prej tyre i janë lidhur duart para vdekjes. Besohet se ky vend antik në formë rrethi përbëhet nga shtatë qarqe koncentrike – që mendohet të jenë përdorur midis 2300 deri në 2050 para lindjes së Krishtit, për rituale antike.


Eshtrat janë gjetur nëpër gropa në atë zonë dhe datojnë rreth 2300 vite para lindjes së Krishtit. Konsiderohet se njerëzit në kohën e neolitit kanë ndërtuar strukturën për arsye të ngjashme, me atë që e ndërtuan Stonehenge në Mbretërinë e Bashkuara.

I vetmi dallim me Stonehenge anglez është materiali. Shtyllat gjermane janë ndërtuar nga druri që nuk ka qenë të qëndrueshme sikurse ato të gurit, por arkeologët duke përdorur metodën e karbonit radioaktiv kanë zbuluar se si është zbuluar ky observator antik.

Shtatë qarqet rrethore, gropat dhe shtyllat e saj mund të përputhen me shtegun e diellit. Mbetjet e grave dhe fëmijëve lënë të kuptohet se gjithashtu është përdorur si vend për kryerjen e rituale, duke adhuruar të vdekurit – kështu të paktën pretendojnë ekspertët e fushës.

Andre Spatzer nga Instituti Shtetëror i Trashëgimisë Kulturore, Baden-Wurrttemberg dhe Francois Bertem nga Universiteti i Martin Luther Halle, kanë studiuar këtë rajon në detaje.

Rreth 29 gropa rreth këtij vendi përmbanin eshtrat e gjymtuara të njerëzve, kafshëve – si dhe enë për pije e sëpata.

“Duket se në fund të okupimit njerëzor, rreth vitit 2050 para Krishtit, ata kishin nxjerrë shtyllat, duke ofruar hapjen e gropave nëpër të cilat janë therur me thikë dhe ndoshta u është vënë zjarri shtyllave prej druri duke i hedhur në hendeqe”, ka deklaruar Spacier për Live Science.

E ky zbulim është botuar në revistën Antiquity të Universitetit të Kembrixhit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori