LAJMI I FUNDIT:

Mes aktrimit dhe politikës, Arnold Schwarzenegger thotë se fëmijët e tij e urrenin punën si guvernator i Kalifornisë

Mes aktrimit dhe politikës, Arnold Schwarzenegger thotë se fëmijët e tij e urrenin punën si guvernator i Kalifornisë
Familja e Arnold Schwarzenegger (Foto: Getty Images)

Fëmijët e Arnold Schwarzenegger nuk ishin adhurues të karrierës së tij politike.

Aktori 73 vjeçar dhe guvernatori tashmë në pension foli për ndjenjat e familjes së tij me vajzën e madhe Katherine, 31 vjeçe, në shfaqjen e saj në Instagram: “Before, During and After Baby”.


Të shtunën, dyshja në episodin e 32-të të Katherine zbuluan shumë gjëra për atë që shënohet edhe si ‘Dita e Baballarëve’.

Brenda intervistës 34 minutëshe, Arnold pranoi që katër fëmijët e tij nuk ishin të kënaqur me kalimin e tij nga një yll filmi në guvernatorin e Kalifornisë.

Familja Schwarzenegger u zhvendos nga Hollywood në Sacramento, ku Arnold shërbeu dy mandate nga 2003 në 2011.

Të gjitha lajmet nga Arnold Schwarzenegger
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arnold Schwarzenegger

“Së pari, mendoj se është shumë e rëndësishme t’i tregosh të gjithëve se sa shumë e urreni punën time. Ishte një nga ato gjëra të çuditshme ku thjesht mendoja se: ‘Oh, fëmijët e mi do të jenë kaq krenarë që jam guvernator tani. Dhe të gjitha këto gjëra, por unë nuk mendoj se ju vërtet jeni lidhur me këtë’”,tha Arnold. “Unë mendoj se ju ishit mësuar aq shumë me atë që po bënim kur isha në një set filmik”.

Familja e Arnold Schwarzenegger (Foto: Getty Images)

Ylli i “Terminator” shpjegoi se fëmijët e tij ishin më shumë të mësuar të bënin detyrat e tyre në studiot e filmit dhe t’i bashkoheshin atij në grupe ku ai mund të xhironte një skenë për një film.

“Ky ishte argëtimi juaj”, shtoi ai. “Kështu që, kur mendoni për programet pas shkollës, ky ishte si programi perfekt pas mësimit”.

Sipas mundësit australian, të kthyer në politikan, fëmijëve të tij nuk i pëlqente serioziteti e për këtë edhe puna si guvernator.

Arnold Schwarzenegger (Foto: YouTube)

Aktori ndan katër fëmijë me ish-bashkëshorten Maria Shriver: Katherine, Patrick, Christopher dhe Christina. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori