LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i dasmave në pandemi: Efektet ekonomike në zinxhirin e bizneseve të dasmave

Ndalimi i dasmave në pandemi: Efektet ekonomike në zinxhirin e bizneseve të dasmave

Dasmat janë një traditë e kamotshme e popullit shqiptar. Pas një periudhë të gjatë, tashmë është lejuar organizimi i tyre.

Me ndalimin e tyre për rreth 1 vit shumë biznese u prekën.

Sallat e dasmave, dyqanet e veshjeve të nusërisë, studiot e bukurisë e shumë biznese të zgjinirit të dasmave u dëmtuan ekonomikisht, duke u lënë anash edhe na Qeveria e Kosovës.


Valmir Sinani, Menaxher në ‘Hotel Nobel’ në Drenas, në një intervistë për emisionin ‘7 Ditë me Panxhën’, tregon se në sa arrin vlera e mbajtjes së një dasme në sallat e tyre dhe sa dasma u anuluan gjatë verës 2020, ndërsa thotë se nuk morën as edhe një mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës.

Nga ‘Ëalone Fashion Group’, Drejtoresha ekzekutive Benek Osmani, ofron një pasqyrë mbi çmimet e fustaneve të nusërisë dhe kostumeve të dhëndrit.

Ndërkohë, tregon se sa i ka dëmtuar si biznes dhe eksportin që po bënin, ndalimi i dasmave gjatë kësaj periudhe.

E si pjesë e rëndësishme e ditës së dasmës konsiderohet edhe grimi i nuses, gjë që tashmë bëhet në studio profesionale të bukurisë, biznese këto që po ashtu u dëmtuan gjatë kësaj kohe. Rreth kësaj, kemi biseduar me Gresa Salihu, Drejtoreshë ekzekutive në ‘Studio Njomza’ në Prishtinë.

Për këto dhe detaje tjera interesante shikojeni storien e përgatitur nga emisioni ‘7 Ditë me Panxhën’. /Telegrafi/