LAJMI I FUNDIT:

Porsi skenë e ndonjë përralle – Shtëpiza parajse që qëndrojnë “pezull” lart mbi tokë

Porsi skenë e ndonjë përralle – Shtëpiza parajse që qëndrojnë “pezull” lart mbi tokë

Këto vila unike do t’ju japin mundësinë të njihni nga afër peizazhet e fshehura të Kostarikës, një hap nga xhungla dhe të rrethuara nga luksi

Forma e pazakontë e shtëpizave ka origjinën nga natyra, në mënyrë që t’i përshtatet mjedisit të tyre sa më harmonikisht të jetë e mundur, transmeton Telegrafi.


Të frymëzuara nga forma ovale e farave, shtëpizat zbehin kufijtë e qartë midis hapësirës së jashtme dhe të brendshme për të siguruar një përvojë unike për vizitorët.

Kompleksi përfshin pesë struktura më të vogla individuale të lidhura me platforma të konsiderueshme, si dhe një tarracë të madhe “Wing”.

Objektet janë pjesë e vendpushimit Art Villas – një vendpushim unik ku dizajni dhe arkitektura shkrihen në mënyrë harmonike me mjedisin natyror, plazhet e xhunglës dhe parajsës.

Shtëpizat Coco janë të lidhura me shtigje dhe platforma që qëndrojnë “pezull” lart mbi tokë, dhe lejojnë që mysafirët dhe të gjitha shtëpizat të kenë qasje në strukturën qendrore të Coco që shërben si një dhomë e përbashkët ndenjeje, kuzhinë dhe trapezari.

Shtrati është i rrethuar nga një rrjet mbrojtës që mbron nga insektet dhe në të njëjtën kohë formon bërthamën e shtëpizës “Coco”.

Bukuri të veçantë vilave u ofrojnë ballinat mbresëlënëse, të bëra prej thuprave dhe spangove me një kombinim të ndryshëm të ngjyrave në secilën vilë.

Përveç shtëpive “Coco” dhe tarracës “Wing”, brenda resortit janë edhe vila “Atelier” dhe “Art” me pishinë të pafund, të cilat karakterizohen nga një dizajn tjetër, por të hapura me mjedisin natyror.

/Telegrafi/