LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna lehtësohet aplikimi për leje qëndrim për shtetasit e huaj në Kosovë

Nga e hëna lehtësohet aplikimi për leje qëndrim për shtetasit e huaj në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Divizioni për të Huaj që është në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion ka njoftuar se nga e hëna fillon me aplikimin e terminëve online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit.

Sipas një njoftimi për media, ky aplikim ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj, eliminimin e pritjeve të gjata dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës si dhe avancimin e sistemeve elektronike.

“Shtetasit e huaj të cilët aplikojnë për leje të qëndrimit si dhe shërbimet tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e Divizionit për të Huaj, që nga data 21.06.2021 për këto shërbime do të mund të aplikojnë tek terminët online”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/