LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Vjenës, kancelari austriak: T’i mbajmë premtimet për Ballkanin Perëndimor   

Samiti i Vjenës, kancelari austriak: T’i mbajmë premtimet për Ballkanin Perëndimor   

Në Vjenë të Austrisë po mbahet Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në këtë samit, kancelari austriak Sebastian Kurtz ka thënë se Ballkani Perëndimor do të ndihmohet me vaksina antiCOVID-19, ndërsa në takimin me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është me rëndësi të ri-zotohen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kurz po ashtu ka thënë se do të diskutojnë për projektin e zhvillimit dhe ngritjen ekonomike pas pandemisë.


Kancelari austriak ka takuar edhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa ka thënë se është e rëndësishme të ri-zotohen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Le të mbajmë premtimet tona”, shkruan Kurtz.

Ndryshe, pjesëmarrës në këtë ngjarje janë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Belinda Belluku nga Qeveria e Shqipërisë, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kurtz gjatë orëve të para të Samitit ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Evropa nuk mund të jetë e plotë derisa të bëhen pjesë e saj vendet e Ballkanit Perëndimor. Ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë të plotë në luftimin e reformave të kërkuara dhe luftimin e pandemisë CoViD-19. Këtë do ta theksojmë edhe sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar kancelari austriak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori