LAJMI I FUNDIT:

Vritet një polic dhe rrëmbehen disa mësues e nxënës në një shkollë në Nigeri

Vritet një polic dhe rrëmbehen disa mësues e nxënës në një shkollë në Nigeri

Sulmues të armatosur kanë vrarë një oficer policie dhe kanë rrëmbyer pesë mësues dhe një numër të panjohur studentësh nga një shkollë në shtetin veriperëndimor Nigerian të Kebbit.

Sulmi ndodhi të enjten në Kolegjin e Qeverisë Federale në qytetin e largët të Birnin Yauri në shtetin Kebbi. Ky ishte sulmi i tretë nga bandat e armatosura në një shkollë apo kolegj në Nigeri në më pak se një muaj që u janë atribuar nga autoritetet banditëve që kërkojnë pagesa shpërblimi.

Një zëdhënës i policisë në shtetin Kebbi, Nafiu Abubakar, tha se një oficer ishte qëlluar për vdekje gjatë një shkëmbimi zjarri midis policisë dhe sulmuesve, dhe një student gjithashtu ishte qëlluar dhe po merrte trajtim mjekësor, raporton aljazeera.


“Ne jemi ende duke u përpjekur të konstatojmë numrin e studentëve të rrëmbyer, por pesë mësues u rrëmbyen”, tha Abubakar.

Abubakar tha se forcat e sigurisë po kontrollonin një pyll për t’i gjetur studentët dhe mësuesit e rrëmbyer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori