LAJMI I FUNDIT:

BBC publikon performancën e sopranos shqiptare Elbenita Kajtazi në ‘Cardiff Singer of the World’

BBC publikon performancën e sopranos shqiptare Elbenita Kajtazi në ‘Cardiff Singer of the World’

Konkursi më prestigjioz i këndimit të operas në botë është rikthyer sivjet në kryeqytetin e Uellsit

‘BBC Cardiff Singer of the World’ vjen me 16 interpretues të rinj premtues që garojnë për çmimin e parë titullar të këtij eventi.


Pjesë e këtij kompeticioni është sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi.

Ajo ka bërë një interpretim fantastik për të cilin ka raportuar edhe BBC, duke publikuar njëherësh edhe performancën e saj në faqen e tyre zyrtare.

“Elbenita Kajtazi nga Republika e Kosovës, duke performuar ‘Dieu! Quel frisson’ nga ‘Roméo et Juliette’”, ka shkruar ndër të tjerash BBC në përshkrimin e performancës së saj.

‘BBC Cardiff Singer of the World’ është një konkurs për këngëtarët e operas që mbahet çdo dy vjet.

Gara filloi për herë të parë nga BBC Wales në vitin 1983 për të festuar hapjen e Sallës së Shën Davidit në Cardiff, Uells, shtëpia e Orkestrës Kombëtare të BBC-së të Uellsit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori