LAJMI I FUNDIT:

Departamenti i Drejtësisë tërheq padinë kundër John Boltonit për librin

Departamenti i Drejtësisë tërheq padinë kundër John Boltonit për librin

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hequr dorë nga padia kundër John Boltonit, ish-këshilltarit afatshkurtër të presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare, mbi librin e tij që zyrtarët argumentuan se zbuloi informacion të klasifikuar, sipas dokumenteve të gjykatës dhe përfaqësuesve ligjorë të Boltonit.

Prokurorët gjithashtu pezulluan një hetim të jurisë së madhe mbi botimin e librit, tha avokati i zotit Bolton të mërkurën.

Administrata e ish presidentit Trump ngriti padi vitin e kaluar për të bllokuar botimin e librit të Boltoni, “Dhoma ku ndodhi” dhe për të rimarrë kopjet e librit që ishte shpërndarë tashmë.


Libri, i botuar në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ofroi detaje prapa kuintave dhe vlerësime jo të mira të marrëdhënieve të Trumpit në politikën e jashtme.

Aty përshkruhej se si Trumpi i kërkoi presidentit të Kinës Xi Jinping të ndihmonte perspektivat e rizgjedhjes së tij dhe se si Trumpi i bëri presion homologut të tij ukrainas për hetime me natyrë politike.

Avokatët e Departamentit të Drejtësisë që paditën zotin Bolton për librin kishin këmbëngulur që dorëshkrimi përmbante informacione të klasifikuara që mund të dëmtonin sigurinë kombëtare dhe se Boltoni, një ish-ambasador i SH.B.A.-së në Kombet e Bashkuara, nuk kishte përfunduar një proces shqyrtimi para publikimit të projektuar për të parandaluar zbulimin e sekreteve qeveritare.

Të mërkurën, administrata Biden paraqiti një dokument në gjykatën federale duke hequr dorë nga padia, duke i dhënë kështu fund zyrtarisht betejës njëvjeçare të gjykatës.

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori