LAJMI I FUNDIT:

Muja: Kërkim falja nuk është harruar, Serbia do të duhej ta kishte bërë deri tani

Muja: Kërkim falja nuk është harruar, Serbia do të duhej ta kishte bërë deri tani

Deputeti i LVV-së në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja ka folur për takimin në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit që u mbajt në kuadër të dialogut të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Muja thotë se ende nuk ka përfunduar puna e kërkim faljes.

“Kërkim falja nuk është harruar. Ajo është pjesë e procesit dhe kjo vjen në formë të padisë për gjenocid. Normalisht një vend si Serbia që aspiron në Bashkimin Evropian do të duhej të kërkonte falje pasi gjithë bota i ka njohur krimet. Por ja që Serbia nuk e bënë kërkim faljen, ne duhet të përgatisim padinë”, tha ai në “Debat Plus”.


Muja thotë se nga dialogu Serbia ka marrë benifitet ekonomike dhe ato politike.

“Ne kemi dalë palë e humbur nga procesi i dialogut, Serbia ka marrë benifitet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LVV-së thotë se marrëveshjet e deritanishme mes Kosovës dhe Serbisë pos që kanë prodhuar Asociacionin kanë unifikuar edhe votën e serbëve në Kosovë.

“Më këto vendime janë shuar të gjithë zërat alternative të serbëve në Kosovë. Lista Serbe tashmë është degë e partisë së Vuçiq”.

Muja thotë se LVV ka premtuar se me Serbinë nuk do të flet për çështje të brendshme të Kosovës.

“Ne sigurisht se me Serbinë do të diskutojmë për çështjen e të pagjeturve”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori