Kosova U19 ka shënuar fitore në miqësoren e parë kundër Shqipërisë U19.
Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” pasditen e sotme u mbyll me rezultat 1:0, në të mirë të Dardanëve të drejtuar nga Ramiz Krasniqi.
Golin e fitores për Kosovën U19 e realizoi kapiteni Lonard Shala, nga penalltia në pjesën e dytë.
Në përgjithësi paraqitja e djelmoshave tanë ishte e mirë, teksa në fund ajo u shpërblye edhe me fitore.
Miqësoren e radhës këto dy ekipe do ta zhvillojnë të premten, derisa këto përballje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve të dy kombëtareve për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022, të cilat zhvillohen në tetor.
Kosova bën pjesë në grup me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251