Bujar Osmani para deputetëve: Gjuha maqedonase dhe etniteti i veçantë maqedonas nuk janë në tavolinë si pjesë e bisedimeve
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot kishte fjalim para Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e RMV-së, në të cilin prezantoi në raport me pikën e rendit të ditës për çështjen e fillimit të negociatave për aderim me BE-në gjatë kohës së kryesimit portugez, e në kontekst të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Osmani bëri prerje të angazhimit të tij 12 mujor dhe shqyrtoi pozicionin e rëndësishëm dhe dukshëm të përmirësuar të shtetit, pas anëtarësimit në NATO dhe pritjen e fillimit formal të negociatave për anëtarësim në BE.
“Ajo që paraqet realitet të ri në Maqedoninë e Veriut është fakti se si veprues në skenën ndërkombëtare debatojmë dhe vendosim drejtpërsëdrejti në Agjendën e NATO-s 2030, e cila në kohë i adreson ndryshimet në rrumbullakimin strategjik, në pajtim me qëllimet strategjike dhe interesat e shtetit”, theksoi Osmani.
Konteksti i ri hap mundësi të reja dhe me këtë edhe nevojën e diplomacisë dinamike responsive në hap me ndryshimet e shpejta që zhvillohen në nivel global. Në këtë drejtim Osmani deri te anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme bëri thirrje për bashkëpunim, me qëllim ndërtimin e rrjetit të zgjeruar cilësor dhe diplomatik.
“Dërgimi i Ambasadorëve nuk duhet të jetë pjesë ose viktimë e ndonjë mosmarrëveshje e politikave ditore. Ky është detyrim procedural i të gjithë institucioneve të përfshira, të vetëdijshëm për nevojën e diplomacisë funksionale, aktive dhe profesionale, në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani.
Duke iu referuar anëtarësimit tonë në BE, Osmani theksoi se shteti ka arritur të sigurojë mbështetje të qartë për përpjekjet për nisjen e menjëhershme të negociatave, për çka dëshmi është energjia dhe përkushtimi i kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së, si dhe përkrahja inkurajuese nga Portugalia e cila hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë i ka në krye të Agjendës.
Ndërkaq, në raport me Bullgarinë, Ministri Osmani ka dhënë sqarim të detajuar të rrjedhshmërisë së dialogut të përforcuar politik mes dy shteteve fqinje gjatë nëntë muajve të kaluar. Informoi se në shumë raste kishin shkëmbyer ide për zgjerimin e bashkëpunimit, në fusha të reja, si dhe për thellimin e raporteve bilaterale. Ministri, potencoi se Maqedonia e Veriut ka demonstruar qasje pro aktive, pozitive dhe konstruktive në të gjithë nivelet e mundshme.
“Ajo që është më me rëndësi, për çka janë të shqetësuar qytetarët, e që vlerësoj se gjithmonë kemi qenë të qartë është se çështjet e identitetit, siç është gjuha maqedonase, etniteti i veçantë maqedonas, nuk janë dhe nuk do të jenë në tavolinë si pjesë e bisedimeve. Procesi është i vështirë, ndërsa qëllimi është i përbashkët, mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe nisja formale e negociatave për aderim me BE-në”, përfundoi Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake