Kryeprokurori i ri i Gjykatës Penale Ndërkombëtare është avokati britanik Karim Kahn. Ky i fundit është i njohur edhe për mbrojtjen e ish-ministrit të MTPT-së në Kosovë, Fatmir Limaj, i cili ishte akuzuar për krim të organizuar dhe më pas u lirua në vitin 2017.
Ai premtoi t’u drejtohet shteteve jo-anëtare dhe të sigurohet që gjyqet të mbahen në vendet ku janë kryer krime.
Khan, një avokat 51 vjeçar, ka përvojë shumë vjeçare në të drejtën ndërkombëtare si prokuror, hetues dhe avokat mbrojtës. Ai mori detyrën nga prokurori, Fatua Bensuda i Gambisë, mandati nëntë vjeçar i të cilit skadoi dje, raporton ap.
“Përparësia për mua dhe unë besoj se është një parim i Statutit të Romës, nuk është të përqendrohem shumë atje ku zhvillohen gjykimet, por të siguroj që mosndëshkimi të mundet dhe të sigurohet përgjegjësia”, tha Kahn, transmeton Telegrafi.
Ai tha se Haga duhet të jetë selia e gjykatës dhe të gjykohet në vendet dhe rajonet ku janë kryer krimet.
Khan tha se dëshiron të bashkëpunojë me vendet që nuk janë në mesin e 123 vendeve anëtare të gjykatës për të arritur drejtësinë. Fuqitë botërore të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës nuk janë anëtare dhe nuk njohin juridiksionin e gjykatës.
“Unë jam i bindur se ne mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët në kërkim për të siguruar çrrënjosjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës”, tha Kahn.
Khan kohët e fundit drejtoi një hetim të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për krimet në Irak, duke thënë muajin e kaluar në Këshillin e Sigurimit se ai kishte zbuluar “prova të qarta dhe bindëse” se ekstremistët e Shtetit Islamik kryen gjenocid ndaj anëtarëve të pakicës etnike në 2014.
Ai ka mbrojtur klientët në gjykatat ndërkombëtare në të kaluarën, duke përfshirë ish-presidentin të Liberisë, Charles Taylor dhe zëvendëspresidentin kenian, William Ruth. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025