LAJMI I FUNDIT:

Për tri vjet, 14 raste të sinjalizimit të abuzimit me para publike

Për tri vjet, 14 raste të sinjalizimit të abuzimit me para publike

Agjencia Kundër Korrupsionit në tri vjetët e fundit ka pranuar 14 raste të sinjalizuesve të jashtëm, nga të cilat katër vetëm gjatë këtij viti dhe janë ende duke u trajtuar.

Kjo u bë e ditur gjatë një performancë për shkatërrimin simbolik të parave me qëllim të parandalimit të abuzimit me para publike, të mbajtur nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), ku përfaqësues të të dy institucioneve kanë ftuar qytetarët që të raportojnë korrupsionin duke shtypur butonin e sinjalizuesve.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se deri më tash kanë aktivizuar mbi 170 zyrtarë përgjegjës në institucione publike, ku sinjalizuesit raportojnë tek këta zyrtarë për keqpërdorimet.


Ai bëri të ditur se sinjalizuesi duhet të respektojnë të gjitha procedurat ligjore, pasi në të kundërtën mund të ndodhë që gjykatat të mos u ofrojnë mbrojtje për shkak të gabimeve.

“Gjatë vitit 2019 kemi pasur 5 raste të sinjalizimit të jashtëm. Gjatë vitit 2020 kemi pasur 5 raste të sinjalizimit të jashtëm dhe gjatë vitit 2021, Agjencia ka dhe është duke trajtuar edhe 4 raste që lidhen me sinjalizues të jashtëm. Pra, qëllimi i kësaj kampanje është që qytetarët, sidomos të punësuarit në institucione publike të njoftohen me procedurat, rregullat dhe mënyrat e sinjalizimit me qëllim që në të ardhmen të ketë sa më shumë sinjalizime dhe institucione që u dalin në mbrojtje sinjalizuesve”, tha Havolli.

Menaxherja e projektit të RAI-t “Ndërprit Heshtjen”, Elmerina Ahmetaj Hrelja tha se me këtë projekt po synojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët për dëmin që i shkakton korrupsioni shoqërisë në përgjithësi, dhe që të rrisin numrin e sinjalizuesve. Ajo apeloi qytetarët që të sinjalizojnë korrupsionin në çdo kohë.

“Me performancën e sotme, e cila është pjesë e fushatës edukuese ‘Sinjalizo’ dëshirojmë të tërheqim vëmendjen në dëmin që korrupsioni i shkakton shoqërisë, por edhe në rolin e rëndësishëm që çdo person ka në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni i shkakton dëme të mëdha shoqërisë, por kësaj mund t’i japim fund nëse vendosim të mos marrim pjesë në korrupsion. Prandaj, i ftojmë qytetarët që të sinjalizojnë, duke shtypur butonin dhe simbolikisht t’i japin fund korrupsionit dhe shpërdorimit të mëtejmë të parave të tyre. Ky aksion i sotëm do të na tregojë në fund sesa para mund të shpëtojmë kur nuk marrim pjesë në korrupsion”, tha Ahmetaj.

Qytetarët që qarkullojnë sot në sheshin “Zahir Pajaziti” kanë mundësinë që të shtypin butonin pranë kabinës ku po bëhet shkatërrimi simbolik i parave, ku sa herë që butoni shtypet shkatërrimi i parave ndërpritet për një minutë.

Në fund të ditës, gjegjësisht pas 14 orësh punë, do të shihet se sa para kanë shpëtuar kryeqytetasit sot.

Kjo nismë e Agjencisë Rajonale Kundër Korrupsionit përkrahet dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori